Rita Ora për pak i shpëton plumbit

E publikuar: 15/03/2017 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare Rita Ora, i shpëtoi një kaosi në Londër, pak minuta para se ajo të largohej nga ai vend.

Forcat e armatosura të sigurisë kanë arritur në vendin e ngjarjes pasi një i dyshuar sulmoi me arme nga makina në lëvizje, afër qendrës tregtare ku Rita kishte qëndruar vetëm pak çaste para se arena të shndërrohej në një skenë të gangsterëve, shkruan gazetametro.net

Dyshohet që një shofer ka shtënë me armë nga dritarja e veturës. Vendi i ngjarjes është mbushur me policë. Një zëdhënës i policisë tha: “Të mërkurën, ndodhi ngjarja pas orës 14:’00’’. Nuk ka pasur arrestime dhe hetimet janë duke vazhduar.