Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke filluar nga ora 11:00.
Fillimisht, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Po ashtu, në rend dite të seancës së ardhshme janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
































