Lajmet

EPP’ja ia jep një vit partisë së Vuçiqit për t’i përmbushur disa kërkesa, ose do ta përjashtojnë përgjithmonë

18.11.2026 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
EPP’ja ia jep një vit partisë së Vuçiqit  për t’i përmbushur disa kërkesa, ose do ta përjashtojnë përgjithmonë

Partia Popullore Evropiane (EPP) është në prag të pezullimit të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit nga radhët e saj.

Sipas zyrtarëve të EPP-së, partisë serbe do t’i jepet një afat prej një viti për të përmbushur një sërë kërkesash, nga përmirësimi i lirisë së medias deri te luftimi i korrupsionit. Në të kundërtën, ajo rrezikon përjashtimin e përhershëm nga kjo organizatë politike mbarëevropiane.

Kryesia e EPP-së, organi i brendshëm vendimmarrës i udhëhequr nga eurodeputeti konservator gjerman Manfred Weber, ka rënë dakord që të propozojë pezullimin e SNS-së gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në mëngjes në Bruksel.

Pritet që ky vendim të miratohet përfundimisht në Asamblenë Politike të EPP-së, në fillim të dhjetorit.

EPP-ja, e cila funksionon ndaras nga grupi i saj politik në Parlamentin Evropian, që nga shtatori i vitit 2025 është duke zhvilluar një proces shqyrtimi për të përcaktuar nëse SNS-ja vazhdon t’i përmbahet standardeve demokratike.

Sipas një dokumenti në formë drafti, të cilin e ka siguruar Rapporteur, EPP-ja vlerëson se SNS-ja mund ta rishpikë dhe reformojë veten gjatë kohës që është në opozitë.

Muajin e kaluar, Lista Studentore arriti një fitore të papritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e larguar Vuçiqin nga pushteti. Vuçiq ishte përballur me protesta të vazhdueshme për vite me radhë, pas shembjes së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Vuçiq kishte qëndruar në pushtet për 14 vjet, ndërsa po e afronte gjithnjë e më shumë Serbinë me Rusinë, ndonëse vendi dikur konsiderohej ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Udhëheqja e SNS-së duhet t’i japë fund bashkëpunimit politik dhe përafrimit të hapur politik me Vladimir Putinin dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të qeverisë ruse”, thuhet në dokumentin e EPP-së.

Dokumenti kërkon gjithashtu një hetim penal të pavarur për tragjedinë në Novi Sad, si dhe i bën thirrje Vuçiqit të mundësojë një transferim paqësor të pushtetit dhe të shkëputet plotësisht nga trashëgimia politike e Slobodan Millosheviqit.

Lista Studentore, një lëvizje qytetare e përbërë kryesisht nga figura të reja pa përvojë të mëparshme politike, po planifikon që në vitet e ardhshme të organizojë një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit: Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë

Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit: Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë

Muhaxheri pas kërkesave për dorëheqje pas rastit të Arlinda Zekajt: Ato janë kërkesa politike, me ato nuk merrem

Muhaxheri pas kërkesave për dorëheqje pas rastit të Arlinda Zekajt: Ato janë kërkesa politike, me ato nuk merrem

Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi

Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi

EPP’ja ia jep një vit partisë së Vuçiqit  për t’i përmbushur disa kërkesa, ose do ta përjashtojnë përgjithmonë

EPP’ja ia jep një vit partisë së Vuçiqit për t’i përmbushur disa kërkesa, ose do ta përjashtojnë përgjithmonë

Konjufca pret në takim lamtumirës Ziv, vlerëson rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë

Konjufca pret në takim lamtumirës Ziv, vlerëson rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë

Kuvendi nesër me 12 pika të rendit të ditës, shqyrtohet edhe buxheti për 2027-n

Kuvendi nesër me 12 pika të rendit të ditës, shqyrtohet edhe buxheti për 2027-n

Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Kurti emëron Fëllanza Podrimjen zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme

Kurti emëron Fëllanza Podrimjen zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme

Shiroka-Pula takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për forcimin e partneritetit me SHBA-në

Shiroka-Pula takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për forcimin e partneritetit me SHBA-në

Gucati flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Jakup Krasniqit: Është në gjendje shumë të rëndë

Gucati flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Jakup Krasniqit: Është në gjendje shumë të rëndë

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, një person në gjendje të rëndë – i dyshuari në arrati

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, një person në gjendje të rëndë – i dyshuari në arrati

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

“Fara e fëlliqtë” dhe akuzat për mashtrim, kështu u përplasën Rrahmani e Baloku në Komision

“Fara e fëlliqtë” dhe akuzat për mashtrim, kështu u përplasën Rrahmani e Baloku në Komision