Lajmet

Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

18.11.2026 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca paralajmëron qytetarët për erëra të forta që pritet të përfshijnë Prishtinën të enjten nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa herë pas here mund të ketë edhe shpërthime më të fuqishme.

Përveç erës, gjatë së enjtes parashihen edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje. Era pritet të nisë të forcohet që nga mbrëmja e së mërkurës, ndërsa të premten gradualisht do të dobësohet.

Për këtë arsye, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të sigurojnë vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre.

Qytetarëve u rekomandohet gjithashtu të shmangin qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese gjatë forcimit të erës.

Ndërkaq, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë dhe të kenë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës.

Për raportimin e rasteve emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, e cila funksionon 24 orë në ditë, në numrat 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kuvendi nesër me 12 pika të rendit të ditës, shqyrtohet edhe buxheti për 2027-n

Kuvendi nesër me 12 pika të rendit të ditës, shqyrtohet edhe buxheti për 2027-n

Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Kurti emëron Fëllanza Podrimjen zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme

Shiroka-Pula takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për forcimin e partneritetit me SHBA-në

Gucati flet për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Jakup Krasniqit: Është në gjendje shumë të rëndë

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, një person në gjendje të rëndë – i dyshuari në arrati

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

“Fara e fëlliqtë” dhe akuzat për mashtrim, kështu u përplasën Rrahmani e Baloku në Komision

Miftaraj: Gjykata Kushtetuese në Hagë do ta rrëzojë Ligjin për Specialen

Gjithçka u filmua, si ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë ku hajnat hynë me AK-47 dhe çekan – pamje

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kurti mban mbledhje elektronike me ministrat, këto janë vendimet që i morën sipas njoftimit të qeverisë