Lajmet

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

13.11.2026 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varësinë nga importi i energjisë elektrike, duke kërkuar llogaridhënie për mungesën e prodhimit vendor dhe mosrealizimin e projekteve energjetike, raporton Ekonomia Online.

Ramadani ka bërë të ditur se nga viti 2021 deri në tetor të vitit 2026, Kosova ka shpenzuar 1 miliard e 55 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike.

“Janë hiq më pak se 1 miliard e 55 milionë euro që është blerë rrymë për këto pesë vjet e gjysmë. A e dini që me 1 miliard euro, pothuajse, ishte ndërtuar komplet një termocentral i ri?”, ke pyetur ai.

Ramadani ka përmendur edhe shpenzimet e 12 nëntorit, kur sipas tij, Kosova ka paguar 938 mijë euro për importin e rrymës.

“Po flasim për pak më pak se 1 milion euro të blerjes së rrymës në Kosovë, e që mund të jetë një prej ditëve që më së paku ka kushtuar”, shtoi.

Deputeti ka kritikuar edhe ndërprerjen e kontratës me kompaninë ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 500 megavatësh.

“Pse nuk u ndërtua një termocentral i ri? Kjo qeveri, prej vendimeve të para kur ka ardhur në pushtet, ka qenë për ta mbyllur projektin për termocentralin e ri. Me këtë e ka mbyllur mundësinë që Kosova të ketë rrymë të mjaftueshme për vete”, është shprehur ai.

Ramadani ka kërkuar nga Qeveria të japë llogari për vonesat në projektet energjetike dhe masat që do të ndërmerren për të rritur prodhimin vendor.

“Qytetari i Kosovës nuk mund të vazhdojë të përballet me pasiguri energjetike dhe me rritje të shpenzimeve familjare. Prandaj, Qeveria duhet të na japë llogari në Kuvend dhe qytetarëve të Kosovës për çështje konkrete dhe rezultate të munguara”, ka potencuar Ramadani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim, qe 20 vjet je, e ke personale me specialistët

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Vitia shpjegon mungesën e barnave onkologjike: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

“Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për ekstradim

“Braktisje e betejës për të vërtetën”, Osmani: Pse asnjë zyrtar shtetëror s’doli në mediat ndërkombëtare?

Paralajmëron Osmani: Ka përpjekje që Kosovës t’i rikthehen masat

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së