Lajmet

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

04.11.2026 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një sërë problemesh në funksionimin e institucioneve, duke përfshirë mungesën e mbikëqyrjes parlamentare, vonesat në reforma, vështirësitë në koordinimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në strukturat e qeverisjes.

Sipas raportit, Qeveria ishte në statusin e qeverisë në detyrë gjatë pjesës më të madhe të periudhës raportuese, gjë që kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe vonoi reformat strukturore. Funksionet e plota qeveritare u rikthyen vetëm për një periudhë të shkurtër pas formimit të Qeverisë në shkurt 2026, dhe sërish pas periudhës raportuese, në shtator 2026.

Komisioni Evropian vëren gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, një numër i konsiderueshëm i deputetëve të rinj të zgjedhur vazhduan njëkohësisht të ushtronin funksione në ekzekutiv. Kjo praktikë, sipas raportit, duket se nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë.

Ndonëse transparenca në vendimmarrje u ruajt formalisht, mungesa e mbikëqyrjes parlamentare e dobësoi efektivitetin e mekanizmave të llogaridhënies. Ndërkohë, autoritetet e pavarura rregullatore dhe Institucioni i Avokatit të Popullit vazhduan punën, por ndikimi i tyre i përgjithshëm mbeti i kufizuar.

Raporti thekson se koordinimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal vazhdon të jetë kryesisht reaktiv, duke ndikuar në zbatimin e përgjegjësive të deleguara dhe në planifikimin e zhvillimit lokal.

Sa i përket komunave në veri, Komisioni Evropian e cilëson zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë të Kosovës në komunat me shumicë serbe, në dhjetor 2025, si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të qeverisjes lokale përfaqësuese.

Megjithatë, udhëheqjet e reja komunale në veri përballen me pengesa të shumta, përfshirë mungesën e qasjes në arkivat e plota dhe problemet me stafin e trashëguar nga administratat e mëparshme, i cili, sipas raportit, nuk e zotëron gjuhën e komunitetit shumicë në këto komuna dhe nuk pasqyron siç duhet përbërjen e tyre etnike.

Marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të nivelit qendror dhe të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas raportit, mbeten të tensionuara. Shqetësimet lidhen me respektimin e kërkesave gjuhësore, pengesat procedurale, si dhe rastet kur Policia dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë kufizuar ushtrimin e kompetencave komunale ose realizimin e aktiviteteve të miratuara nga autoritetet lokale.

Një tjetër çështje e evidentuar është përfaqësimi i pamjaftueshëm i komuniteteve joshumicë në strukturat e qeverisjes, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal.

Në këtë drejtim, raporti veçon emërimin e dy zëvendësministrave nga komuniteti serb i Kosovës në mars 2026, pa miratimin formal të shumicës së deputetëve serbë të Kosovës, siç kërkohet me Kushtetutë. Sipas Komisionit Evropian, kjo ka ngritur shqetësime lidhur me përfaqësimin e komuniteteve pakicë dhe ka dobësuar të drejtat e tyre kushtetuese.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një

Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

KPMM inkasoi mbi 26 milionë euro në vitin 2025, Basholli raporton për shpenzimet buxhetore

KPMM inkasoi mbi 26 milionë euro në vitin 2025, Basholli raporton për shpenzimet buxhetore

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Kryeprokurori i Shtetit cakton mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Specialen dhe prokuroritë themelore

Kryeprokurori i Shtetit cakton mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Specialen dhe prokuroritë themelore

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?