Shitja e skuadrës së Milanit është shtyrë për vitin 2017
Skuadra e Milanit nuk do të shitet këtë muaj siç ishte raportuar. Fininvest, kompania e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi dhe investitorët kinezë, Sino-Europe Sports (SES) kanë konfirmuar datën e re të shitjes.
Kështu, Rossonerët pritet të kalojnë në duart e pronareve të rijnë me 3 mars të vitit të ardhshëm, shkruan Goal.com, përcjell Express.

















