Lajmet

Rasti në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babai dhe foshnja, 65-vjeçari arrestohet si i dyshuar për vrasje

01.11.2026 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babai dhe foshnja, 65-vjeçari arrestohet si i dyshuar për vrasje

Një 65-vjeçar dyshohet se është autori i njě vrasjeje të rëndë dhe u arrestua pasi djali i tij 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë paraditen e sotme në Demiraj të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online tha se i dyshuari është arrestuar për vrasje të rëndë.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë”, tha Hashani.

“Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar  është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, shtoi ai.

Hashani tha se i dyshuari u ndalua për 48 orë.

“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit, zëdhënësi tha se po i ndërmarrin “të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si ‘Vrasje e Rëndë’”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Hashani.

Zëdhënësi thotë se “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti

Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

Rasti në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babai dhe foshnja, 65-vjeçari arrestohet si i dyshuar për vrasje

Rasti në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babai dhe foshnja, 65-vjeçari arrestohet si i dyshuar për vrasje

Haradinaj kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij

“Për ju është rutinë, për mua është jetë” – del një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i shkroi gjykatësit

“Albin Out”, protestë për dorëheqjen e Kurtit

Vuçiq mbron Radoiçiqin: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Raportohet se është arrestuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës nën dyshimet për dhunë ndaj bashkëshortes

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të ndryshohet dhe korrigjohet sa më parë

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, shkak niveli i lartë i aflatoksinës B1

BE-ja pret angazhim konstruktiv nga fituesi i zgjedhjeve në Serbi në dialogun me Kosovën

Gruaja kërkon ndihmë nga Policia në Pejë, ish-burri e frikëson pas ndarjes

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i Presidentes

Pacolli e aktivizon “Pastrimin” përmes Inspektoratit për disa mbeturina në lagjen Kodrina të Prishtinës