Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë që ishte regjistruar në emër të së ndjerës Arlinda Zekaj.
Përmes një njoftimi publik, KRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit.
Sipas institucionit, me këtë vendim, obligimi financiar i së ndjerës falet në tërësi, ndërsa KRK ka konfirmuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe financiare për zbatimin e vendimit.
Në njoftim, KRK ka theksuar se ky vendim synon trajtimin e rastit në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale, duke riafirmuar përkushtimin ndaj transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Vendim për faljen e borxhit për kredinë e të ndjerës, znj. Arlinda Zekaj
Institucioni ynë, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), njofton opinionin publik se, pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit, ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të së ndjerës, znj. Arlinda Zekaj.
Ky vendim është marrë me qëllim të trajtimit të rastit në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale.
Me këtë vendim, KRK konfirmon se obligimi financiar në fjalë falet në tërësi dhe se institucioni do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe financiare për zbatimin e tij.
KRK mbetet i përkushtuar ndaj përgjegjësisë institucionale, transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve
































