Lajmet

Arifi i AAK-së e quan “të poshtër” konferencën e Gërvallës dhe Sveçlës, kërkon dorëheqjen e tyre

30.10.2026 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arifi i AAK-së e quan “të poshtër” konferencën e Gërvallës dhe Sveçlës, kërkon dorëheqjen e tyre

Përfaqësuesi i Aleancës, Avni Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke i bërë përgjegjës politikë për rastin tragjik që ka tronditur qytetarët e Kosovës.

Arifi ka kritikuar ashpër konferencën e mbajtur nga dy ministrat, duke e cilësuar atë si një paraqitje të papranueshme në raport me qytetarët dhe rrethanat e rastit.

“Në vlerësimin tonë, kjo është një konferencë, thënë më së buti, shumë e poshtër e dy zyrtarëve publikë të shtetit të Kosovës, në raport me qytetarët e Kosovës, në raport me një rast që e ka tronditur çdo qytetar të Kosovës. Edhe ministrja, edhe ministri konfirmonin dhe flisnin për informacione se çfarë qytetarët e Kosovës i kishin mësuar nga media”, tha Arifi.

Ai ka thënë se paraqitja e ministrave, sipas vlerësimit të Aleancës, ka dëshmuar mungesën e përgjegjësisë institucionale, ndërsa ka kritikuar atë që e ka cilësuar si arrogancë dhe cinizëm të tyre.

“Ata dëshmuan se për dështimin në shumë nivele të sistemit që ata drejtojnë dhe për të cilat janë përgjegjës, po arroganca e tyre, cinizmi i tyre ishin në vlerë. Pra, ne si Aleancë nuk kemi asnjë konkluzion tjetër se ekziston një përgjegjësi e qartë politike dhe kjo përgjegjësi politike duhet të adresohet nga Qeveria”, shtoi.

Arifi ka kërkuar që të dy ministrat të japin dorëheqje, duke theksuar se përgjegjësia, sipas tij, nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin moral.

“Duhet të adresohet natyrisht edhe ministrja Gërvalla-Schwarz, edhe ministri Sveçla duhet ta japin dorëheqjen. Jo vetëm dorëheqje morale, sepse ajo është dashur të ndodhë në moment, por dorëheqje, sepse kanë qenë inkompetentë në kryerjen e funksioneve kryesore që kanë, funksioneve që i kanë kushtuar me jetë një qytetari të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca mbështet protestën e grave që mbahet në Prishtinë, duke thënë se kërkesa kryesore e saj është dorëheqja e dy ministrave.

“Ne si Aleancë i mbështesim protestën e grave që ndodh sot në Prishtinë për një kërkesë të qartë: dorëheqjen e dy ministrave. Dhe njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ndihmojnë gratë në këto protesta, qoftë në pjesëmarrje, qoftë në forma të ndryshme, sepse drejtësia duhet të ndodhë”, ka thënë ai.

Arifi ka përsëritur se vazhdimi i punës së dy ministrave, sipas tij, nuk përputhet me kërkesën për përgjegjësi politike, duke kërkuar që ata të japin dorëheqje ose të shkarkohen.

“Nuk ka drejtësi në rast se vazhdohet me këtë arrogancë, me këtë cinizëm, me këtë sjellje neveritëse, ministrja Gërvalla dhe ministri Sveçla vazhdojnë punën e tyre. Këta ministra duhet ta japin dorëheqjen, apo të shkarkohen”, ka thënë Arifi./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i AAK-së e quan “të poshtër” konferencën e Gërvallës dhe Sveçlës, kërkon dorëheqjen e tyre

Arifi i AAK-së e quan “të poshtër” konferencën e Gërvallës dhe Sveçlës, kërkon dorëheqjen e tyre

Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës

Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës

Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha jep dorëheqje

Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha jep dorëheqje

Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

“Gërvalla nuk përgjigjet, e kqyr tokën, tavolinën”, deputetja Ymeri tregon a mori përgjigjen e pyetjes në seancë

“Gërvalla nuk përgjigjet, e kqyr tokën, tavolinën”, deputetja Ymeri tregon a mori përgjigjen e pyetjes në seancë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë

Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Vrasja e Arlindaj Zekajt, suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Vrasja e Arlindaj Zekajt, suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt