Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pas marshimit drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Para objektit të Policisë, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë po konsiderohet si testament i saj për shtetin që nuk arriti ta mbronte.
Po ashtu, para objektit është hedhur edhe ngjyrë e kuqe, e cila, sipas protestuesve, simbolizon gjakun e grave të vrara.
































