Lajmet

Kurti për vrasjen në Pejë: Çdo shkelje duhet të zbardhet, duhet të hetohen edhe hetuesit e prokurorët

26.10.2026 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti për vrasjen në Pejë: Çdo shkelje duhet të zbardhet, duhet të hetohen edhe hetuesit e prokurorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke theksuar se duhet të sqarohet pse paralajmërimet e saj për rrezikun ndaj jetës nuk u pasuan me masa konkrete mbrojtëse. Ai ka kërkuar që, në rast se konstatohet neglizhencë, përgjegjësia të trajtohet sipas ligjit, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga Prokuroria tri ditë para se të vritej, ndërsa ka theksuar se hetimet duhet të përfshijnë edhe veprimet e zyrtarëve përgjegjës. Ai ka kërkuar gjithashtu debat publik për mënyrën se si shoqëria dhe institucionet i trajtojnë gratë që kërkojnë shkurorëzim, pavarësi dhe të drejta pronësore.

“Një bashkëqytetare e jona kërkoi por nuk e morri mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje, vrasja mizore është tejet tronditëse për të gjithë ne. Tre ditë para se të vritej Arlinda i ishte drejtuar prokurorisë duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që dorasi është në arrati. Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse duhet të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj, pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës nuk është parandaluar me masa konkrete mbrojtëse dhe nëse ka pasur neglizhencë nga zyrtarët përgjegjës. Çdo shkelje duhet të zbardhet dhe çdo përgjegjësi të trajtohet sipas ligjeve”, tha Kurti.

Ai e ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar që të kundërshtohet mendësia që, sipas tij, e mat vlerën e gruas me nënshtrimin e saj. Kurti ka theksuar se askush nuk mund ta detyrojë një person të vazhdojë një marrëdhënie duke ia mohuar të drejtën për t’u larguar prej saj.

“E dënoj ashpër këtë krim, për Arlindën kërkoj drejtësi dhe zbardhjen e çdo përgjegjësie. Nga të gjithë ne kërkoj gatishmërinë për të kundërshtuar atë mendësi që ende e mat vlerën e gruas me nënshtrimin e saj. Për ta kundërshtuar këtë mendësi, duhet të jemi të qartë për atë që e bën një vlerë të denjë për t’u mbrojtur, respekti për dinjitetin njerëzor… Askush nuk mund ta kërkojë vazhdimin e një marrëdhënieje duke ia mohuar tjetrit të drejtën për të dalë prej saj. Dhuna e vendos pikërisht këtë detyrim, që gruaja ta organizojë jetën sipas frikës nga dhunuesi. Kontrolli mbi paratë, punën, lëvizjen dhe lidhjen me familjen mund t’ia kufizojë gradualisht mundësinë për të vepruar. Një institucion që nuk e kupton këtë rrethanë, rrezikon ta interpretojë si pajtim atë që mund të jetë përpjekje për mbijetesë. Dukuria e vrasjes së grave është pasojë e mendësisë së patriarkalizimit, që fatkeqësisht nuk i përjashton as institucionet, ku ushqen neglizhencën dhe mosveprimin përballë dhunës ndaj grave”, tha ai.

Kurti ka kërkuar që përgjegjësia të shtrihet në të gjitha hallkat institucionale, duke përmendur hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit.

“Kjo është arsyeja se ku të hetojmë, duhet të hetojmë edhe hetuesit, ku të presim prej prokurorëve duhet të akuzojmë edhe ata, e kur kemi të bëjmë me gjykatësit do të na duhet të mendojmë edhe kush do t’i gjykojë ata. Sivjet janë vrarë tetë gra, na duhet një debat publik për mënyrën se si shoqëria dhe shteti i trajton gratë që kërkojnë shkurorëzim, pavarësi dhe të drejtën e tyre në pronë e trashëgimi. Për bindjen time të fuqishme ky është thelbi. Ne kemi një raport të vështirë me shkurorëzimin dhe barazinë gjinore kur vjen puna te trashëgimia dhe pronësia. Duhet të flasim për mënyrën se si kërkesat legjitime të grave për të drejtat e tyre shndërrohen në burim konflikti. Si normalizohet kontrolli mbi jetën dhe se në vend të mbështeten ato shpesh lihen të vetme me dhunën”, tha Kurti

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore

Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore

Haxhiu mbron Gërvallën: Dorëheqja është dorëzim, në Kosovë ka policë, prokurorë e gjyqtarë që thonë ‘n’martesë ka dajak’

Haxhiu mbron Gërvallën: Dorëheqja është dorëzim, në Kosovë ka policë, prokurorë e gjyqtarë që thonë ‘n’martesë ka dajak’

Gërvalla i lë faj viktimës: Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

Gërvalla i lë faj viktimës: Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiçit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiçit?

Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande

Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande

Kurti për vrasjen në Pejë: Çdo shkelje duhet të zbardhet, duhet të hetohen edhe hetuesit e prokurorët

Kurti për vrasjen në Pejë: Çdo shkelje duhet të zbardhet, duhet të hetohen edhe hetuesit e prokurorët

Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë

Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë

Serwer: BE në fund u ndërgjegjësua për pabesitë e Vuçiqit, ai do të përpiqet t’ia vështirësojë punën Listës Studentore

Serwer: BE në fund u ndërgjegjësua për pabesitë e Vuçiqit, ai do të përpiqet t’ia vështirësojë punën Listës Studentore

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale