Nisma: Në Llapushnik vëzhguesit e PDK-së po bëjnë presion ndaj votuesve

E publikuar: 04/12/2016 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar për një rast që siç thonë në këtë parti është “duke ndodhur në Llapushnik, saktësisht në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, një vëzhgues i PDK’së, është duke dalur jashtë objektit të qendrës së votimit, dhe po bashkëbisedon me qytetarët që janë duke pritur për të votuar”.

”Sipas informacioneve që na vijnë nga tereni, bëhet fjalë për vëzhguesin e PDK’së, Hamit Thaqi.