Lajmet

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

26.10.2026 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se të enjten në orën 10:00, do të mbahet seanca plenare ku do të shqyrtohen Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe projektligji për ndarjet buxhetore, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka thënë se pret që projektligji për Byronë të miratohet, duke theksuar se kjo nismë ka nisur para shumë vitesh, por ende nuk është finalizuar dhe zbatuar në praktikë.

“Mbledhjet e kryesisë së Kuvendit i kemi bërë të rregullta, çdo të hënë në orën 11:00, dhe çdo të enjte në orën 10:00 do të mbahen seancat plenare. Pra, sa herë do të kemi çështje për të trajtuar si Kuvendi i Republikës së Kosovës, natyrisht që do t’i trajtojmë ato pa vonesa. Edhe në kryesinë e Kuvendit, por po ashtu edhe në seancën e Kuvendit. Dhe kur jemi këtu, kryesia e Kuvendit vendosi që të enjten, pra këtë të enjtë, në orën 10:00, të mblidhet Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare, për të trajtuar tema të cilat janë shumë të rëndësishme. E para, edhe projektligji mbi ndarjet buxhetore, por po ashtu edhe projektligji shumë i rëndësishëm për Byronë, pra për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Një nismë që ka nisur para shumë viteve, por fatkeqësisht ende nuk ka arritur që të finalizohet dhe që të jetësohet, prandaj unë uroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës këtë projektligj do ta miratojë dhe pastaj do t’i hapet rrugë zbatimit të tij, së pari jetësimit e pastaj zbatimit të qëllimit të këtij ligji në praktikë”, tha Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kuvendi do t’i trajtojë pa vonesa projektligjet që procedohen nga Qeveria, si dhe do të shqyrtojë nisma të reja parlamentare.

“Është e rëndësishme që Kuvendi i Republikës së Kosovës, pa vonesa, t’i trajtojë projektligjet që na vijnë nga qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe të ketë nisma të reja nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Siç e dini, qeveria në axhendën legjislative ka paraparë 200 projektligje që do t’i procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prandaj sa herë ato të procedohen në Kuvendin e Kosovës, do të trajtohen pa vonesa dhe me prioritet”, theksoi ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

Delegacioni i BE në Serbi i brengosur nga incidentet e dhunshme gjatë zgjedhjeve: U bëjmë thirrje palëve për qetësi

Delegacioni i BE në Serbi i brengosur nga incidentet e dhunshme gjatë zgjedhjeve: U bëjmë thirrje palëve për qetësi

Kryeziu: Presidentja është dashur ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Presidentja është dashur ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Aktualitet Kryesore Të Fundit Tensionet para Kryeministrisë, protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë

Aktualitet Kryesore Të Fundit Tensionet para Kryeministrisë, protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë