Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Të dy biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.
Ambasadori amerikan vlerësoi lartë Punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përpalljen me këto dukuri, sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.
Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë, transmeton Klan Kosova .