Aleanca po përgatitet për një fazë të re të mobilizimit politik dhe fuqizimit të strukturave të saj në të gjitha nivelet organizative.
Të shtunën, në orën 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Aleanca do të mbajë një takim të gjerë me strukturat e saj, ku kryetari Ardian Gjini do të shpalosë platformën politike të partisë dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës.
Takimi pritet të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend.
































