Lajmet

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

14.10.2026 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Ernest Luma ka thënë se është larguar nga puna e tij si gazetar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Luma, i cili ka qenë një ndër udhëheqësit protestave studentore në vitin 1997, ka thënë se nga puna u largua për shkak të postimeve në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se për këtë veprim, e ka paditur televizionin publik.

“Këto ditë e kam adresuar në gjykatë dhe në instancat tjera kompetente padinë ndaj RTK-së, pas vendimit të datës 28 gusht, sipas meje krejt të padrejtë, për largimin tim nga puna në këtë medium”, shkroi Luma në Facebook.

“Vendimi kishte ardhur ngase dikush diku nuk e ka duruar sarkazmën ndaj zhvillimeve ne vend, në shkrimet e mia, dhe pas disa postimeve në rrjetin social Facebook ishte iniciuar një procedurë disiplinore nga u.d. kryeredaktori i RTK-Radios dhe ishte aprovuar më pas nga u.d. drejtori i RTK-Radios”, shtoi ai.

Luma tha se RTK “më largoi nga puna si në kohën e Millosheviç-it”.

“Brenda pak ditësh dhe pa arsyetime të detajuara, vetëm duke aluduar shpejt e shpejt, se me postimet e mia kinse e paskam shkelur njëfarë neni në një rregullore të RTK-së, ma kanë përcjellur në e-mail vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me RTK-në”.

Ai theksoi se gjatë punës në RTK, konkretisht në RTK-Radio, në të gjitha pozitat, është angazhuar që me profesionalizëm dhe me paanësi t’i kryejë përgjegjësitë e tij.

“Ndërkaq, postimet në faqen time në Facebook, konsideroj që janë personale dhe nuk kanë pasur të bëjnë me punën dhe angazhimin tim në RTK, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Gjithashtu, në ato postime unë askund nuk e kam përmendur RTK-në, as nuk jam nënshkruar si pjesë e RTK-së”, potencoi ai.

Postimi i plotë i Lumës:

RTK më largoi nga puna si në kohën e Millosheviqit!

Këto ditë e kam adresuar në gjykatë dhe në instancat tjera kompetente padinë ndaj RTK-së, pas vendimit të datës 28 gusht, sipas meje krejt të padrejtë, për largimin tim nga puna në këtë medium.

Vendimi kishte ardhur ngase dikush diku nuk e ka duruar sarkazmën ndaj zhvillimeve ne vend, në shkrimet e mia, dhe pas disa postimeve në rrjetin social Facebook ishte inicuar një procedurë disiplinore nga u.d. kryeredaktori i RTK-Radios dhe ishte aprovuar më pas nga u.d. drejtori i RTK-Radios.

Brenda pak ditësh dhe pa arsyetime të detajuara, vetëm duke aluduar shpejt e shpejt, se me postimet e mia kinse e paskam shkelur njëfarë neni në një rregullore të RTK-së, ma kanë përcjellur në e-mail vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me RTK-në.

Gjatë punës sime në RTK, konkretisht në RTK-Radio, në të gjitha pozitat e deritashme, jam angazhuar që me profesionalizëm dhe me paanësi t’i kryej përgjegjësitë e mia. Ndërkaq, postimet në faqen time në Facebook, konsideroj që janë personale dhe nuk kanë pasur të bëjnë me punën dhe angazhimin tim në RTK, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Gjithashtu, në ato postime unë askund nuk e kam përmendur RTK-në, as nuk jam nënshkruar si pjesë e RTK-së.

Këto dy gjëra kanë qenë të ndara dhe rrjedhimisht nuk e kanë përzier asnjëherë njëra-tjetrën. Në postimet e mia, kryesisht me përmbajtje sarkastike, në asnjë moment nuk u jam adresuar personave apo personaliteteve të caktuara, nuk kam ofenduar askënd dhe nuk e kam linçuar askënd, ndërkohë që këtë e kanë bërë dhe e bëjnë përditë shumë të punësuar të tjerë në RTK (por, si gardianë të pushtetit aktual dhe si atakues të përditshëm të opozitës), ndaj të cilëve nuk është marrë asnjëherë ndonjë masë.

Mendoj se mendimi kreativ dhe shprehja e opinioneve personale në çështje të caktuara, në blogje e profile personale, që kanë të bëjnë me zhvillimet e gjithëmbarshme në shoqëri, janë e drejtë e patjetërsueshme e secilit në një vend të lirë e demokratik, që garanton lirinë e fjalës dhe të shprehjes së mendimit.

Gjithashtu, nuk jam i vetmi në RTK që plason në publik opinionet personale dhe në faqen personale, për zhvillimet shoqërore në fusha të ndryshme. Kjo ka ndodhë gjithmonë në të kaluarën.

Andaj, inicimi i procedurës disiplinore dhe më pas vendimi ekstrem për largim nga puna, në rastin tim, kanë qenë inicim dhe vendim i marrur në mënyrë selektive dhe krejtësisht diskrimues.

Në asnjë rast, opinionin tim personal, të prezantuar në rrjetet sociale, nuk e kam përzier me angazhimin profesional në RTK. Në asnjë rast nuk është dëmtuar reputacioni i RTK-së e as që është rrezikuar të dëmtohet ky reputacion, siç pretendohej në dokumentin e inicimit të procedurës disiplinore ndaj meje.

Në po të njëjtat nene e rregullore, në të cilat janë thirrur në vendimin për largimin tim nga puna, reputacioni i RTK-së është goditur dhe është dëmtuar gjatë këtyre viteve pikërisht nga përgjegjës të ndryshëm të RTK-së dhe pikërisht në hapësirat programore dhe editoriale të RTK-së, siç dihet edhe publikisht, dhe askush nuk ka marrë masa.

Reputacioni i RTK-së është goditur dhe është dëmtuar gjatë këtyre viteve pikërisht nga njerëz të RTK-së, duke goditur dhe folur për RTK-në në media të tjera (si shkeljet më të rënda, të sanksionuara me rregulloret e RTK-së), dhe askush asnjë masë s’e ka marrë ndaj tyre.

Komisioni Disiplinor i RTK-së, duke u thirrur në nene e rregullore që kinse i paskam shkelur me postimet e mia në rrjetet sociale, nuk ka dhënë as kurrfarë arsyetimesh shtesë se si i paskam shkelur ato dhe ku qenka dëmtuar RTK-ja, por kanë vendosur direkt masën e largimit nga puna.

Largimi im nga puna në RTK, fatkeqësisht më ka kujtuar vitet e largëta e të hidhura, 1989/90 të kohës së regjimit okupator të Millosheviqit. Atëbotë, qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga puna vetëm pse nuk kanë menduar si Millosheviqi dhe regjimi i tij. Si sot unë, në atë kohë, në mesin e të goditurve nga regjimi i Millosheviqit kanë qenë edhe të dy prindërit e mi, tash veteranë të arsimit.

Në historinë 27-vjeçare të RTK-së, largimi nga puna vetëm pse nuk mendon si regjimi, po ndodhë për herë të parë. Kanë ardhur e kanë shkuar qeveri të ndryshme në Kosovë, por nuk ka ndonjë rast tjetër të tillë në mediumin tonë publik, të cilin, me këto veprime, po përpiqen ta rregullojnë si medium ekskluziv të pushtetit.

RTK është medium i publikut dhe jo i pushtetit!

Gjithashtu, besoj dhe shpresoj se drejtësia në RTK dhe askund në vendin tonë nuk vendoset nga komisione të caktuara e të kurdisura aty për aty, por nga instanca kompetente dhe nga gjykatat, të cilat do të duhej të jenë mbi pushtetin dhe mbi klanet e mentalitetit të së kaluarës që secilin që nuk mendon si klanet e grupet e caktuara, e konsiderojnë të papërshtatshëm dhe armik të tyre.

P.s: Bashkëngjitur janë postimet, si lëndë me të cilat ishte inicuar dhe ishte vendosur largimi im nga puna në RTK.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore (VIDEO)

Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore (VIDEO)

Gani Geci në seancë: Nuk arratisem- kërkova të mbrohet familja ime, dëshmitar vetëm babai i Mehmetajt

Gani Geci në seancë: Nuk arratisem- kërkova të mbrohet familja ime, dëshmitar vetëm babai i Mehmetajt

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Protestuesit sulmojnë institucionet, gurë dhe shishe molotovi drejt Kryeministrisë. Reagon Presidenti Begaj

Protestuesit sulmojnë institucionet, gurë dhe shishe molotovi drejt Kryeministrisë. Reagon Presidenti Begaj

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij