Lajmet

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

09.10.2026 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe s’kanë lejuar që të futen në Serbi tre deputetë të Kosovës, Arbërie Nagavcin, Fatmire Mullhaxhën dhe Liza Gashin, pasi të njëjtit po shkonin tek ajo për ngushëllime.

Tre deputetët kanë qenë të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës, Jetish Jashari dhe këshilltari i Kurtit, Ragmi Mustafi, megjitahtë hyrja e tyre s’është lejuar.

Sinani thotë se duke parë një situatë të tillë, ajo ka kaluar në pjesën e Kosovës ku edhe është takuar.

Reagimi i plotë:

Autoritetet e Serbisë, qoftë edhe kur janë në pyetje raportet ndërnjerëzore, vetëm për faktin që janë të përfshirë zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës, iu jep kënaqësi refuzimi i lejes për të vizituar Luginën e Preshevës.

Me rastin e vdekjes së babait tim, një delegacion nga Republika e Kosovës, i përbërë nga deputetet e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku e Liza Gashi, kishin planifikuar që të vijnë për vizitë në shtëpinë e prindërve të mi në Preshevë për të më shprehur ngushëllime.

Sipas protokollit, deputetet i kishte shoqëruar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograt, Sh,T. Jeshit Jashari, i cili poashtu kishte shprehur dëshirën që së bashku me deputetet të më vijë në vizitë për ngushëllime.

Pjesë e delegacionit ishte edhe Ragmi Mustafi, këshilltari i kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili kësaj here kishte porosinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që të më përcjell nga afër mua e familjarëve të mi ngushëllimet e tij për humbjen e prindit.

Pavarësisht se të njejtit nuk kishin paraparë vizitë zyrtare në Preshevë, por vizita e tyre ishte për qëllime personale, aq më shumë ishte për qëllime humane e për të ruajtur një traditë tonën të përhershme për të ngushëlluar të afërmit në raste të vdekjes, Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën edhe në këtë rast.

Pas disa orë mbajtje në vendkalimin kufitar me Kosovën në Depcë, autoritetet kufitare njoftuan delegacionin nga Republika e Kosovës që nuk iu lejohet vizita në Preshevë.

E detyruar nga këto rrethana, së bashku me vëllezërit dhe familjarët e mij, e nderuar nga qëllimi i deputeteve dhe Ambasadorit për të qenë pjesë e dhimbjes sime me rastin e vdekjes së babait, i takova në vendkalimin Depcë, në territorin e Republikës së Kosovës.

Qoftë edhe në këto rrethana, aspak njerëzore dhe e frustruar nga ky rast, pata nderin që unë me familjar të marr ngushëllimet e sinqerta në emrin e tyre të deputeteve Nagavci, Mullhaxha Kollçaku e Gashi, të cilat më përcollën edhe ngushëllimet e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mikes time, znj. Albulena Haxhiu.

Kjo është një situatë për t’u mbajtur mend për të keq, e ku Serbia shpërfaq politikën e saj diskriminuese në çdo pore të jetës, qoftë edhe në raste të vdekjeve e ku vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes.

Por, ashtu sikur edhe në çdo rast tjetër, shpresoj më së shumti sot, Serbia të ketë marrë mesazhinn e qartë që edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore.

Edhe një herë, shpreh në emrin tim dhe familjes time falënderim nga zemra, që deputetet bashkë me Ambasadorin Jashari ndanë kohë nga angazhimet e tyre për të qenë pranë meje në këtë dhimbje, e në të njejtën kohë duke iu shprehur keqardhje të njejtëve që pa vullnetim tim e familjes time na u pamundësua mikpritja për ta ashtu siç e merituan e ashtu siç tradicionalisht priten musafirët në Preshevë.

Poashtu, duke parë vendosmërinë e tyre për të qenë në çfarëdo forme pranë meje, iu garantoj gadishmërinë time që të jem afër Kosovës në çfarëdo forme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

Shiroka-Pula është “sukses i PDK”-së, thotë Mustafa

Shiroka-Pula është “sukses i PDK”-së, thotë Mustafa

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin