Lajmet

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

09.10.2026 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë.

Pasi shprehu kënaqësinë për hapjen e këtij kongresi, kryeministri tha se në punën e tyre të përditshme stomatologët shohin se sa shumë mund të ndryshojë jetën e një njeriu kujdesi stomatologjik. Ndërsa shtoi se shëndeti oral është pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm.

“Në këtë frymë, kemi planifikuar dhe buxhetuar hapjen e tetë poliklinikave stomatologjike në komunat anembanë Kosovës. Me këtë zgjerim, synojmë që qytetarët ta marrin kujdesin specialistik më afër vendbanimit të tyre, me më pak udhëtime dhe më pak barrë për familjet. Hapi i radhës është funksionalizimi i tyre në objektet ekzistuese dhe ndërtimi i objekteve të reja ku ato mungojnë”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti, me këtë rast, njoftoi se janë përfunduar procedurat e nevojshme për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, dhe shtoi se ky investim, së bashku me integrimin e teknologjive bashkëkohore, do të krijojë kushte më të mira për trajtimin e pacientëve dhe punën e profesionistëve.

“Si qendër universitare, ajo ka një përgjegjësi të veçantë për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Investimi në të është investim në dijen dhe aftësinë e brezave që do ta zhvillojnë më tej shëndetësinë tonë. Stomatologjia është kujdes dhe shërbim, është profesion dhe shkencë. Pacientët përfitojnë kur praktika klinike, arsimi dhe kërkimi shkencor ecin së bashku”, tha kryeministri në fund të fjalës së tij, duke ju uruar punime të suksesshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

Shiroka-Pula është “sukses i PDK”-së, thotë Mustafa

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin