Lajmet

Abdixhiku: Ju kanë mashtruar, ua kemi thënë, ligji nuk prodhon efektin juridik të premtuar

08.10.2026 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku: Ju kanë mashtruar, ua kemi thënë, ligji nuk prodhon efektin juridik të premtuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kanë kaluar më pak se 48 orë dhe tashmë, sipas tij, është dëshmuar se iniciativa nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja kishte paralajmëruar për këtë që në seancën e 5 tetorit, duke akuzuar kundërshtarët e saj se e kishin shfrytëzuar dhimbjen dhe emocionet e qytetarëve për përfitime politike.

“Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar.

PO, JU KANË MASHTRUAR!
DHE PO, UA KEMI THËNË!

Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë se ‘mbreti është lakuriq’, atëherë më e lehta është t’i vërsulesh arsyes – mes tradhtarëve që s’janë dhe patriotëve që shtiren”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se pas kalimit të më pak se 48 orëve, sipas tij, “perdet kanë rënë”, ndërsa ka theksuar se qytetarët janë lënë të mashtruar.

“E pastaj nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien. Zhurma mbetet veç jehonë, e vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!

Ky ishte qëndrimi i LDK-së, lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci, më 5 tetor, në Kuvendin e Republikës. Nuk e dëgjuan atëherë, le ta lexojnë me vëmendje sot”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku më pas ka rikthyer qëndrimin zyrtar të LDK-së të 5 tetorit, ku kjo parti kishte theksuar se lufta e UÇK-së është e shenjtë, por se veprimet institucionale duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë. Pikërisht për këtë, çdo veprim institucional duhet t’i shërbejë drejtësisë, mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe interesit të Kosovës.

Familjeve dhe qytetarëve u detyrohemi sinqeritet. Nuk mund t’u premtojmë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike”, thuhet në qëndrimin e LDK-së, të cilin Abdixhiku e ka publikuar sërish.

Sipas LDK-së, Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Kosovës, ndërsa ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk do të mund t’i shfuqizonte këto detyrime.

“Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Prandaj, vetë miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton zbatimin e tyre dhe as rezultatin që po u premtohet qytetarëve.

Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht, mund të mos prodhojë efektin juridik që pretendohet, ndërkohë që pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës”, thuhet në qëndrimin e LDK-së.

LDK-ja kishte bërë të ditur se për këto arsye nuk do të bëhej pjesë e kësaj nisme, duke paralajmëruar për rreziqet e mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare.

“Për këto arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme. LDK paralajmëron me kohë për rreziqet e mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare që ajo bart. U bëjmë thirrje propozuesve dhe deputetëve që t’i marrin seriozisht këto rreziqe dhe të veprojnë në interes të drejtësisë dhe të Republikës së Kosovës”, thuhej në qëndrimin e 5 tetorit.

LDK-ja kishte theksuar se qëndrimi i saj buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës dhe se nuk dëshiron të krijojë, siç thuhet, shpresa të rreme te qytetarët.

“Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës. Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë”, thuhet në qëndrimin e LDK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Miftaraj: Kosova nuk mund t’u ikë obligimeve ndërkombëtare ndaj Gjykatës Speciale

Miftaraj: Kosova nuk mund t’u ikë obligimeve ndërkombëtare ndaj Gjykatës Speciale

Abdixhiku: Ju kanë mashtruar, ua kemi thënë, ligji nuk prodhon efektin juridik të premtuar

Abdixhiku: Ju kanë mashtruar, ua kemi thënë, ligji nuk prodhon efektin juridik të premtuar

MASH e mohon që pati bastisje në Ministri

MASH e mohon që pati bastisje në Ministri

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

“Jo në emrin tim”, protestë në Bonn të Gjermanisë kundër vendimit të Hagës

“Jo në emrin tim”, protestë në Bonn të Gjermanisë kundër vendimit të Hagës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Rizvanolli për minatorët e ngujuar në Trepçë: Janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

Rizvanolli për minatorët e ngujuar në Trepçë: Janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike