Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një njoftimi për media, ka demantuar lajmin e publikuar, sipas të cilit pretendohet se janë kryer bastisje në ambientet e Ministrisë.
“MASh sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje. Ministria kërkon nga portali Veriu.info, Indeksonline, Klan Kosova, Paparaci, Infokus dhe mediat e tjera që e kanë publikuar apo ripublikuar këtë informacion, ta tërheqin lajmin e pavërtetë dhe ta publikojnë këtë demantim me të njëjtën dukshmëri që i është dhënë lajmit fillestar”, thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe se të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara.































