Mustafa: Mos ta ndërtojmë një kauzë politike për një rast tragjik

E publikuar: 16/11/2016 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se tash nevojitet ballafaqimi me të vërtetën.

“E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës.”

“Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”, ka shkruar Mustafa.

Ai më tej thotë: “Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre”.

‘Atyre që u ngutet mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre”, ka përfunduar Mustafa.