Të gjithë këngëtarët në këmbë për Denisin, ndihmo edhe ti duke shkuar në koncert humanitar (Foto, Video)

E publikuar: 15/11/2016 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

23-vjeçari nga Komorani, Denis Gollubovci, është duke vuajtur nga një sëmundje shumë e rëndë në tru. Ai ka nevojë që të dërgohet jashtë vendit për shërim mjekësor. Andaj shumë artistë kosovarë janë mbledhur për të kënduar për të.

Paratë që do të mblidhen nga koncerti i cili do të mbahet nesër në Sallën “1 tetori”, do të shkojnë në llogarinë e djalit që po vuan tash e sa kohë.

Hyrja do të jetë nga 2 euro, derisa do të këndojnë Kida, Mozzik, Genci dhe Miloti, Leonora Jakupi, Mc Kresha etj…

Denisi është një student i shkëlqyeshëm i arkitekturës, dhe ai ka nevojë më shumë se kurrë që ta ndihmojmë të gjithë duke dërguar para në xhirollogarinë bankare në bankën Raiffeisen, siç shihet në videon e mëposhtme.