Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar rolin e grave në rrugëtimin e Kosovës nga lufta drejt paqes dhe shtetndërtimit.
Në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës”, Jahjaga tha se gratë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovë
“Kur u zgjodha Presidente e Republikës së Kosovës, isha gruaja e parë që mbajta detyrën më të lartë të shtetit. Sot, gëzoj faktin që historia e grave në zyrën e Presidentit nuk është më historia e një emri të vetëm. Dhe sonte kemi mes nesh kryetaren Albulena Haxhiu, e cila ushtron detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Prania e saj në krye të institucionit më të lartë të shtetit e bën këtë takimin tonë edhe më domethënës, jo vetëm si vazhdimësi e lidershipit të grave, por edhe për përkushtimin për të zgjeruar rolin dhe ndikimin e tyre, ndikimin tonë në vendimmarrje” theksoi jahjaga .
Jahjaga theksoi se rrugëtimi i Kosovës nga lufta drejt paqes dhe nga rindërtimi drejt shtetndërtimit është ndërtuar mbi aspiratat për demokraci, sundim të ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe integrimet euro-atlantike.
“Rrugëtimi ynë nga lufta drejt paqes, nga rindërtimi drejt shtetndërtimit, ka qenë një rrugëtim i ndërtuar mbi aspiratën për demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe integrimet euro-atlantike. E në këtë rrugëtim, kemi mësuar se demokracia kërkon institucione, përgjegjësi shtetërore, partneritet të qëndrueshëm dhe besnikëri ndaj vlerave të demokracisë e njerëzores. Dhe kur mbrojtja e tyre kërkon kosto dhe vendime të vështira, gratë e Kosovës kanë qenë pjesë e padiskutueshme e këtij rrugëtimi” shtoi ajo.




























