Pas miratimit te deklaratës se Kuvendit te Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave te Specializuara ne Hage, ka reaguar Nasim Haradinaj.
Duke folur ne Kosova Live, Haradinaj ka thëne se deklarata nuk ka vlere nëse nuk pasohet me veprime konkrete nga institucionet.
“Deklarata, nëse pas kësaj s’ka veprim konkret, është kurgjo hiq.”
Haradinaj ka kritikuar si pozitën ashtu edhe opozitën, duke e konsideruar deklaratën si humbje kohe nëse nuk pasohet me veprim.
“Pallavra për me marre e me fitu kohe. Këtu me len me mendu se ka seriozitet as pozita e as opozita.”
Ai ka paralajmeruar se qytetaret nuk do te qëndrojnë duarkryq nëse institucionet vazhdojnë vetëm me deklarata.
“Kjo mase e njerëzve s’ka me nejt mo duar kryq.”
Haradinaj ka kërkuar qe institucionet te mos merren vetëm me deklarata, sipas tij tani është koha që të kalojnë ne veprime konkrete.
“Mos te bojne fare deklarata, vec le te hyjnë direkt ne veprim.”
Ai ka kritikuar edhe përdorimin e situatës se ish-krerëve te UCK-se për qëllime politike, duke kërkuar qe “mos te luhet me tragjedinë e njerëzve qe janë ne Hage për ngritje ose marrje te pozitave ne politike”.




























