Lajmet

Reuters raporton drejtpërdrejt nga protestat te EULEX-i pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

16.09.2026 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reuters raporton drejtpërdrejt nga protestat te EULEX-i pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, po raporton drejtpërdrejt për protestat në Prishtinë pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim së bashku.

Mbështetësit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, marshojnë drejt ndërtesës së Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Prishtinë, pasi ai u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte nga tribunali për krime lufte në Hagë, shkruan Reuters duke ofruar pamje të drejtpërdrejta.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.