Lajmet

Rashiq mohon akuzat e Gashit: Nuk i kam quajtur shqiptarët “terroristë”

07.09.2026 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rashiq mohon akuzat e Gashit: Nuk i kam quajtur shqiptarët “terroristë”

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka mohuar akuzat e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i ka quajtur shqiptarët “terroristë”, duke thënë se pretendimet e tilla janë të pavërteta.

Rashiq ka folur edhe për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Fatmir Shehollit, duke thënë se bashkëpunëtorët e tij kishin pranuar thirrje kërcënuese për të shkuar në Beograd.

Sa u përket deklaratave të deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka akuzuar ministrin Nenad Rashiq se i ka quajtur shqiptarët “terroristë” gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, ai tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë kam dërguar një kumtesë të premten, po potencoj kjo që po thotë është e pavërtetë, nuk e di si mund të imagjinoj, apo si është motivi i njeriut të bëjë gënjeshtra kaq banale. Po më intereson kush është dëshmitar, kjo kurrë nuk ka ndodhur, po pse i ka rënë në mend ta përmend nuk e di”, tha ai.

Kurse,  sa i përket aktakuzës së ngritur ndaj Shehollit, tha se një person me numër telefoni nga Serbia kishte telefonuar pesë ose gjashtë bashkëpunëtorë të tij, duke u kërkuar që të shkonin në Beograd dhe duke i kërcënuar me pasoja.

“Më 24 korrik më kujtohet data e dita, në një moment kur një person me numër telefoni me hyrje të Serbisë ka thirrur pesë ose gjashtë bashkëpunëtorët e mi, duke i frikësuar sikurse kam biseduar më herët, hajdeni në Beograd, nuk e ka prezantuar veten, por pastaj kemi gjetur emrin e tij dhe u ka thënë se duhet të vini në Beograd të shtunën, nëse nuk vini do të keni pasoja keq për juve. Një incizim i tillë është në posedim të gjykatës prej atij momenti, këtë rast e kam lajmëruar në organet e rendit dhe sigurisë dhe prej atij momenti, unë e di që ato incizime që janë shpallur në atë portal “Pa Rrotulla”, kanë qenë të njëjta sikur që janë dërguar nga ky personi tek bashkëpunëtorët e mi si kërcënim”, tha ai.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Fatmir Shehollit, ministri Nenad Rashiq përmendet si viktimë e targetuar e një plani diskreditimi të organizuar në bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA.

Prokuroria pretendon se në fund të shtatorit 2025, Fatmir Sheholli kishte udhëtuar në Mitrovicën e Veriut, ku kishte pranuar 5 mijë euro dhe materiale që përmbanin biseda audio dhe transkriptime të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Nenad Rashiq./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Po përgatitemi për seancën konstituive të 9 shtatorit

Osmani: Po përgatitemi për seancën konstituive të 9 shtatorit

Prokuroria e Prishtinës me ngarkesë të lartë: 46 prokurorë nga 74 sa janë të paraparë

Prokuroria e Prishtinës me ngarkesë të lartë: 46 prokurorë nga 74 sa janë të paraparë

Abdixhiku: Kushtetuta e Kaçanikut, akti themelor i shtetësisë së Kosovës

Abdixhiku: Kushtetuta e Kaçanikut, akti themelor i shtetësisë së Kosovës

Rashiq mohon akuzat e Gashit: Nuk i kam quajtur shqiptarët “terroristë”

Rashiq mohon akuzat e Gashit: Nuk i kam quajtur shqiptarët “terroristë”

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Ky është zyrtari policor, djemtë e të cilit dyshohet se sulmuan komandantin e NjSO-së

Ky është zyrtari policor, djemtë e të cilit dyshohet se sulmuan komandantin e NjSO-së

Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe IPK

Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe IPK

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Behrami përgjigjet deputetës së VV’së: Gjykimi në mungesë u bë i mundur nga viti 2019, e ka pranuar edhe Adnan Rrustemi

Behrami përgjigjet deputetës së VV’së: Gjykimi në mungesë u bë i mundur nga viti 2019, e ka pranuar edhe Adnan Rrustemi

Deputetja e VV i reagon Artan Behramit pasi postoi për Blerim Isufajn: Po e mbronë Prokurorinë, po e sulmon Kryeministrin Kurti

Deputetja e VV i reagon Artan Behramit pasi postoi për Blerim Isufajn: Po e mbronë Prokurorinë, po e sulmon Kryeministrin Kurti

Komunat e VV-së e bojkotuan protestën ndaj Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Komunat e VV-së e bojkotuan protestën ndaj Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Kanin: Kosova veproi me bindjen se Uashingtoni është gjithmonë aty, Kurti nuk shkon mirë me askënd

Kanin: Kosova veproi me bindjen se Uashingtoni është gjithmonë aty, Kurti nuk shkon mirë me askënd

Haradinaj përkujton Hajdar Ahmetin në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta

Haradinaj përkujton Hajdar Ahmetin në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta

“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së

“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së