Pas debatit, Kreshniku shfaqet me “gjurmët” e Migjen Kelmendit

E publikuar: 05/11/2016 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleances Kuqezi, Kreshnik Spahiu diten e djeshme ishte i ftuar ne emisionin “Zone e Lire” te gazetarit Arian Cani ne Klan TV.

Spahiu kishte perballe gazetarin nga Kosova, Berat Buzhala. Kreu i Aleances Kuqezi mbronte idenë e bashkimit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me Kosovën ndersa Berat Buzhala mbronte identitetin kosovar.

Debati i djeshem mes Spahiut dhe Buzhales theu çdo rekord shikushmerie ne Klan TV. Por pas super-debatit, lideri kuqezi eshte fotografuar me Migjen Kelmendin, i cili eshte nje nga anetaret e grupit “Gjurmet” i cili ka qene shume i suksesshem gjate viteve 80 ne Kosove.