Lajmet

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

04.09.2026 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Kryetari i Aleancës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë, duke e kritikuar thirrjen e seancës për 9 shtator dhe duke e cilësuar situatën si shkelje të Kushtetutës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kosova po përballet prej kohësh me një krizë institucionale, ndërsa ka akuzuar pushtetin për, siç është shprehur, uzurpim të institucioneve dhe shkelje të njëpasnjëshme kushtetuese.

“Fatkeqësisht, politika e Kosovës nuk po produkton lajme të mira fare që një kohë shumë të gjatë. Po bëhen dy vite prej se Kosova është në krizë institucionale të qëllimshme. Ajo që e kemi parë sot, që do të thotë thirrja e seancës me datën 9 shtator, është edhe një shkelje brutale, enorme edhe e bindjes kushtetuese po e vetë Kushtetutës edhe më herët. Kjo është një mënyrë me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët, është një mënyrë me abuzuar skajshëm me gjithçka që shteti i ofron dikujt që i fiton zgjedhjet, e ajo është me qeverisë”, tha Gjini.

Sipas tij, më herët kishte pasur shkelje kushtetuese, por, siç ka deklaruar, ishte ruajtur një mundësi për të shmangur përshkallëzimin e krizës.

“Shikoni, shumica dërrmuese prej nesh, për mos me thënë të gjithë, e kemi ditë që edhe para 30 dite ka pasur shkelje kushtetuese, mirëpo kemi besuar që duhet me e mbajtur një rrugë çelë, që Kosova mos me dalë jashtë çdo vije kushtetuese, mos me u kthyer në pikën zero kushtetuese. Ajo që ka ndodhur sot është që një person, i cili që i ka uzurpuar institucionet e vendit paligjshëm, i cili është toleruar nga të gjitha Partitë Politike, me ia caktuar vet vetes edhe 30 ditë, edhe këto 30 ditë që i ka caktuar vetë i ka shkelur. Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues. Kjo është anarki. Thënë më së buti, është anarki”, u shpreh ai.

Kryetari i Aleancës ka paralajmëruar edhe për pasojat që, sipas tij, mund të shkaktohen nga precedentët institucionalë të krijuar gjatë kësaj periudhe.

“Këta njerëz do të mbahen mend si superkriminelët më të mëdhenj në historinë e Kosovës me i përdorur termat e tyre. Këta po e dëmtojnë të ardhmen e vendit tonë, këta po krijojnë precedentë, të cilat po ju premtoj që një ditë do të përfundojnë, mirëpo do të na duhet tepër shumë kohë për me dalë prej krizës edhe prej katrahurës të cilën tashmë e kanë shkaktuar”, tha i pari i Aleancës.

Ai u ka bërë thirrje edhe dy partive tjera politike që, sipas tij, kanë qenë në opozitë deri tani, që të mos bëhen pjesë e asaj që e ka cilësuar si shkelje kushtetuese.

“Unë mendoj që edhe dy partitë tjera politike, të cilat kanë qenë në opozitë deri tani, duhet të mendojnë e të mos bëhen pjesë e kësaj shkelje brutale kushtetuese, e kësaj nxirje të Kosovës nga binaret e zhvillimit të vet”, tha Gjini.

Kryetari i Aleancës ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se me veprimet e fundit, sipas tij, nuk po lë hapësirë për një zgjidhje normale dhe kushtetuese.

“Sot Kurti nuk lë rrugë për zgjidhje normale edhe kushtetuese në Kosovë. I ka mbyllur të gjitha rrugët për me biseduar për të ardhmen e vendit. Po dëshiron me e caktuar vetë datën e zgjedhjeve përmes shkeljeve të njëpasnjëshme kushtetuese”, theksoi ai.

Në fund, ai ka kritikuar edhe funksionimin e institucioneve qendrore, duke pretenduar se vendimet e tyre janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

“Sot në Kosovë nuk ekziston asnjë autoritet që ushtron detyrën e vet e që nuk e shkel ligjin edhe Kushtetutën, përpos komunave të Kosovës. Ministrat janë në shkelje të ligjit. Çdo vendim i tyre është i paligjshëm sot. Vetë ky që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit, çdo vendim që e merr e ka të paligjshëm dhe jashtëkushtetues”, deklaroi Gjini.

Kreu i Aleancës u shpreh se Qeveria aktuale në detyrë po dëshiron me e caktu datën e zgjedhjeve, sipas tij kur kryeministri në detyrë dëshiron.

“Siç iu kam thënë edhe para dy muajve, jeni dëshmitarë të gjithë se krejt çka ndjekë ky pushtet është me caktu datën e zgjedhjeve qysh don vet. E unë po iu them juve se dy data po don me i gjetë e që është ose 22 nëntori ose 27 dhjetori”, tha Gjini.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Raporti i DASH-it ngre shqetësime për trafikimin në Kosovë, Ekspertët: Shumë viktima mbesin të pazbuluara, institucionet duhet të veprojnë

Raporti i DASH-it ngre shqetësime për trafikimin në Kosovë, Ekspertët: Shumë viktima mbesin të pazbuluara, institucionet duhet të veprojnë

Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së