Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili është betuar sot para ushtrueses së detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka folur edhe për çështjen e anëtarit tjetër të KQZ-së.
Durmishi ka thënë se kërkesa është bërë edhe për anëtarin e tretë që të jetë nga kjo parti, ndërsa ka theksuar se vendimi për këtë çështje i takon ushtrueses së detyrës së presidentes.
“Po, kërkesën e kemi edhe për anëtarin e tretë, por do të vendos ushtruesja e detyrës së presidentes”, tha Durmishi.
Ndërsa, sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të vendit, Durmishi ka thënë se shpreson se marrëveshja do të arrihet sa më shpejt.
“Po shpresojmë që sa më shpejt të bëhet marrëveshja”, tha ai.




























