Zavendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ne Info Magazinë ka folë për liderin e partisë së AAK’s, Ramush Haradinajn, pjesë e të cilit ishte edhe vet, tue thanë se ka shumë respekt.
“Unë kam qenë pjesë e AAK’s deri në vitin 2014, asht e ditun që mbështetja ime ndaj Haradinajt sa ka qenë në Gjykatën e Hagës, ka qenë diku gjysë milioni euro. Haradinaj m’asht falënderue dhe nuk jam hiç pishman që e kam mbështet. Kisha me ba edhe sot”, tha ai.
Kelmendi thotë se pretendimet që ka marrëdhanie tregtare me Serbinë janë rrena.
“Asht rrenë e vazhdueshme, asht tendencë për me i minimizue aftësitë e mia, nuk jam as i dyti e as i dheti, ka shumë të tjerë para meje që janë në shërbim të politikave të ndryshme”.

















