Lajmet

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

28.08.2026 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili akuzohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Gjykatësja Edita Çanta, gjatë shpalljes së aktgjykimit, tha se Konjufca lirohet nga akuza.

“I pandehuri Glauk Konjufca lirohet nga akuza”, tha ajo.

Konjufca akuzohej për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë një mbledhjeje në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërsa, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën kishte arritur parashkrimi, akuza ishte refuzuar.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar vendimin e Themelores dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Ndryshe, në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Edita Çanta kishte bërë të ditur se Konjufcës i ishte parashkruar vepra penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, duke e ngarkuar me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Në aktakuzë thuhej se si pasojë e gazit lotsjellës, pjesëmarrësit ishin detyruar të braktisnin sallën, pasi qëndrimi i tyre ishte pamundësuar nga tymi i shkaktuar nga gazi.

Konjufca akuzohej për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 i Kodit Penal, e cila parashihte dënim me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, me dispozitivin e dytë të aktakuzës, ai akuzohej se gjatë përdorimit të gazit lotsjellës kishte penguar personat zyrtarë, përfshirë kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Kadri Veselin, dhe deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Për këtë vepër, Konjufca akuzohej për “Pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, sipas nenit 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, e cila dënohej me burgim prej tre muajsh deri në tre vjet./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot