Lajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

26.08.2026 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se palët do t’i vazhdojnë bisedimet, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se gjatë takimit është rritur mirëbesimi mes palëve, ndërsa për herë të parë, sipas tij, është diskutuar konkretisht edhe për emra të përveçëm.

“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë, serioz. Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm. Pra, atyre kritereve dhe parimeve udhëzuese për të cilat jemi dakorduar herën e kaluar lidhur me vlerat, meritat dhe kontributin kombëtar, shtetëror, profesional, qytetar të personaliteteve, figurave të ndryshme të shoqërisë e të vendit tonë, ua kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë të cilët i kemi diskutuar dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara. Tash negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht e gjerësisht. Shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë në radhën kur ka fjalën, sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin, e më pastaj duhet të dëgjohen të tjerët se çfarë mendojnë për atë person, por lista e atyre emrave zvogëlohet atëherë kur është e qartë se nuk do të mund të ketë dakordim për ndonjë emër të përveçëm”, u shpreh Kurti.

“Ne do të jemi, siç e kemi thënë edhe në të kaluarën, plotësisht transparentë për këtë proces të negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo në anën tjetër duhet ta ruajmë, duhet ta mbrojmë konfidencialitetin e bisedimeve të brendshme. Nuk janë emra të cilët ne i kemi pyetur paraprakisht se a do të pranonin apo se a dëshironin që të jenë president ose presidente të Republikës, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi ne ndërmjet vete.
Andaj, në këtë fazë edhe nuk mund të flasim konkretisht për emrat e përveçëm të cilët në fakt për herë të parë sot jemi duke i trajtuar konkretisht si emra të posaçëm për president apo presidente të mundshme”, theksoi ai.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa diskutimet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht