Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj liderit të VV’së, Albin Kurtit dhe anëtarëve të qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.
Në njoftim thuhet edhe se, duhet intervenimi i pprokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.
“Siç dihet ne nuk e kemi të paraparë si vepër penale moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por të gjykatave të rregullta siç është Gjykata Supreme. Po ashtu në kallëzim kemi përmendur edhe shpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse duke mbajtë funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, ka thënë Gruda mes tjerash.
Njoftimi:
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta
Prishtinë, 26 gusht – Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se duhet intervenimi i Prokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.
“Siç dihet ne nuk e kemi të paraparë si vepër penale moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por të gjykatave të rregullta siç është Gjykata Supreme. Po ashtu në kallëzim kemi përmendur edhe shpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse duke mbajtë funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, tha Gruda.
Sipas dokumentit të datës 26 gusht 2026, PDK vlerëson se ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe për “mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.
Në kallëzim, Albin Kurti cilësohet si i dyshuar së bashku me anëtarët e tjerë të Qeverisë në dorëheqje që janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Legjislaturës XI.
Nga 6 korriku 2026 e tutje, të kallëzuarit kanë vazhduar të ushtrojnë njëkohësisht funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe mandatin e deputetit, ndonëse, sipas kallëzimit, këto funksione janë të papajtueshme.
Në dokument thuhet se më 12 gusht 2026, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë mbajtur mbledhjen nr. 32 të Qeverisë dhe kanë nxjerrë 24 vendime.
Në mesin e tyre ka pasur edhe vendime me pasoja të drejtpërdrejta financiare, përfshirë ndarjen e 100 mijë eurove, dhënien me qira të pronës publike me vlerë kontraktore prej 23 mijë e 205 eurosh, inicimin e dy shpronësimeve me kompensim nga buxheti, si dhe emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese.
Me këto veprime janë tejkaluar kompetencat e një Qeverie në dorëheqje dhe janë shkelur kufizimet kushtetuese dhe ligjore që lidhen me ushtrimin e mandatit të deputetit dhe funksioneve në ekzekutiv.
Kallëzimi penal i është adresuar Prokurorisë Speciale, së cilës i kërkohet trajtimi dhe hetimi i pretendimeve të ngritura në dokument.




























