Lajmet

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

24.08.2026 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me diskutimet e fundit për riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e tyre ishte fituar përmes tenderit publik nga një kompani vendore.

Sipas Trainkos, riparimi i vagonëve, i përfunduar në dhjetor të vitit 2024, ishte bërë përmes një tenderi të hapur të publikuar më 15 shkurt 2024, në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik.

Tenderin, sipas ndërmarrjes, e kishte fituar kompania “Profitech SH.P.K.” me seli në Prishtinë, e cila kishte qenë operatori i vetëm që kishte aplikuar në këtë procedurë.

Trainkos ka sqaruar se kompania fituese ishte përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve dhe se ndërmarrja nuk kishte mekanizëm juridik për të përcaktuar apo ndikuar në përzgjedhjen e tyre.

Pas raportimeve të fundit, Trainkos ka kontaktuar kompaninë “Profitech” për të marrë sqarime se pse vagonët ishin dërguar në Zrenjanin, nëse ishte kërkuar ndonjë leje dhe nëse riparimi mund të kryhej në ndonjë vend tjetër.

Sipas përgjigjes së operatorit ekonomik, vagonët janë dërguar në Zrenjanin pasi, sipas tij, vetëm atje mund të kryheshin këto riparime. Kompania ka thënë gjithashtu se për transportin ishte njoftuar paraprakisht Dogana dhe se vagonët kishin kaluar përmes Maqedonisë së Veriut drejt Serbisë.

“Jo, nuk ka pasur mundësi pasi që nuk mund të rregullohen diku tjetër”, thuhet në përgjigjen e operatorit lidhur me mundësinë e kryerjes së riparimeve në një shtet tjetër.

Megjithatë, Trainkos ka bërë të ditur se do të realizojë një vlerësim të pavarur për të parë nëse këto punime mund të kryhen edhe nga operatorë në shtete të tjera.

Ndërmarrja ka rikujtuar se vagonët në fjalë ishin blerë nga Gjermania në vitin 2017 dhe po atë vit ishin riparuar në Zrenjanin. Sipas Trainkos, atëherë një komision i ndërmarrjes kishte vizituar punishten në Zrenjanin për pranimin teknik të vagonëve.

Në reagim, Trainkos ka kundërshtuar edhe raportimet se një punonjës ishte larguar nga puna për shkak të deklaratave lidhur me rastin.

“Ndërmarrja nuk e ka përjashtuar nga puna punonjësin. I njëjti aktualisht është në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta të detyrave të punës, përfshirë edhe mosvijimin në punë”, thuhet në reagim.

Trainkos i ka cilësuar si “fabrikim dhe manipulim” përpjekjet për të lidhur procedurën disiplinore të punonjësit me çështjen e vagonëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas