Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

24.08.2026 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur
Prishtinë | 24 Gus 2026 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka njoftuar se pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë kanë marrë vendim që të mëkurën të protestojnë në mënyrë që të solidarizohen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në venin e tyre të punës, raporton Ekonomia Online.

“Si kryesi morëm vendim që të mërkurën  në ora 08:00 të mëngjesit të shprehim pakënaqësinë tonë në tri divizione. Prat ë mërkurën në ora 08:00 Sindikata e Re e KEK-ut së bashku me të gjithë punëtorët në tri divizione do të protestojë dhe do të solidarizohet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, ka thënë ai.

“Edhe nga ky takim, po edhe nga këtu me median, familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre në Korporatën Energjetike të Kosovës u shprehim ngushëllime, ju themi se edhe ne ndjejmë dhimbje me ta. Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar e është konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. Prandaj, si Kryesi morëm vendim që të mërkurën, në orën 08:00 të mëngjesit, në tri divizionet të shprehim pakënaqësinë tonë për pajisjet mbrojtëse dhe për kushtet e punëtorëve në punë”, ka shtuar Jashari.

Ndërsa, ka bërë të ditur se edhe të martën do të protestojnë në mënyrë simbolike në Prishtinë, para drejtorisë në Toskanë.

Edhe një herë e ngritëm shqetësimin sepse rastet që po ndodhin janë raste jashtëzakonisht të rënda, sepse këta punëtorë dhe këta djem e këta burra kanë ardhur këtu për me punuar, me dhanë djersën e me dhanë maksimumin që Kosova të ketë dritë, dhe në fund të ditës të kthehen shëndosh e mirë te familjet e tyre, e atë kontributin e tyre t’ia kthejnë familjeve të veta. Prandaj, këto që kanë ndodhur janë të papranueshme. Ne e ngritëm shqetësimin që duhet të ketë një koordinim të menaxhmentit pak më të mirë. Është shqetësim sepse derisa një menaxher ose një drejtor i ka 4-5 kerre në dispozicion për punën e tij, ndërsa punëtorët kanë mungesë kerresh për të dalë në terren, për të dalë në prodhim, për t’i koordinuar punët e për t’i zgjidhur punishtet e tyre në frontin e punës, kjo është e papranueshme për neve. Prandaj, para të mërkurës do të kemi edhe një protestë simbolike para Drejtorisë në Toskanë… po, në Prishtinë. Pra, forma dhe metodat do t’ju njoftojmë me kohë, edhe orën do t’ju njoftojmë, pra për nesër. Ajo do të jetë simbolike, ndërsa të mërkurën do të ketë protestë me të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në tri divizionet: në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, në Divizionin e Termocentralit “Kosova A” dhe në Divizionin e Termocentralit “Kosova B”.

Ndërkaq, nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se ka raste kur punëtorët shohin rrezik në vendpunishte dhe tregojnë për atë, e pastaj ndëshkohen dhe largohen edhe nga puna.

“Realisht, ne kemi një brengë të madhe të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, që besa edhe të udhëheqësve të cilët nuk kanë mundësi me i mbikëqyrë punëtorët se çfarë pajisjesh kanë në mungesë të veturave. E tha kryetari që veturat nuk mungojnë, po mungojnë vetëm për stafin punues të Korporatës Energjetike të Kosovës e jo për stafin menaxhues.

Në anën tjetër, ne kemi një menaxhim represiv për arsye se stafi menaxhues bën presion të jashtëzakonshëm të kryhet puna. Shumë raste na kanë ndodhur që punëtorët, edhe kur e dinë që faktikisht janë të trajnuar dhe kur e dinë që është vendi i pasigurt, nuk e kanë guximin me treguar e me thënë se “këtu nuk po guxojmë me shkuar se është i pasigurt”, për shkak se ndodhin menjëherë fletëparaqitjet e komisioneve disiplinore e ndëshkohen. Kemi raste kur për një tre-katër trafa bullona punëtorin e kanë qitë prej punës, e kur kemi raste më të rënda të stafit menaxhues të tyre që ka edhe keqpërdorime, ata nuk largohen prej pune.

Fakt që ky është menaxhim represiv e jo motivues. Ne kërkojmë që menaxhimi të bëhet… të ndryshohet diskursi i menaxhmentit, për arsye se ky lloj menaxhimi i deklason punëtorët në njëfarë forme, edhe punëtorët nuk e kanë guximin të shprehin në mënyrë të drejtë se ka vende që nuk guxojnë apo janë të rrezikuar për me hyrë”, tha Llumnica.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës