OVL e UÇK-së thekson se propozimi mbart peshë kombëtare dhe institucionale dhe i shërben frymës unifikuese në vend.
“Roli i Hashim Thaçit në shërbim të luftës çlirimtare dhe më pas përgjegjësitë institucionale nëpër të gjitha proceset shtetformuese dhe shtetndërtuese janë garanci dhe siguri për ecjen përpara të Kosovës në krah me aleatët tanë strategjikë.
Kthimi i tij duhet pritur me dinjitet institucional dhe me zgjidhje të ligjshme, që nuk lejon që vakuumi i tanishëm institucional dhe rrethanat degraduese ta mbajnë Kosovën peng dhe ta shpien në drejtim të gabuar”, thuhet në komunikatë.
OVL e UÇK-së thekson më tej se institucionet relevante dhe forcat politike të Kosovës duhet ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, përtej ndasive partiake.
“Sot Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të mbizotërojë interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit, duke mos anashkaluar asnjëherë nderimin dhe respektin për ata që luftuan, sakrifikuan dhe fituan lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.




























