Ekonomi

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

12.08.2026 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Një tender prej afro 6.9 milionë eurosh i Komunës së Gjilanit po ngre dyshime serioze për mënyrën se si janë hartuar kriteret e garës.

Kërkesat e vendosura në dosje të tenderit janë aq specifike dhe të rënda, sa krijojnë dyshime nëse ato janë përcaktuar vetëm sipas nevojave reale të projektit apo nëse, në praktikë, e ngushtojnë konkurrencën në favor të një numri shumë të kufizuar, për të  mos thënë të vetëm një Operatori Ekonomik.

Front Online, pas analizimit të dosjes së tenderit, ka identifikuar një varg kriteresh që ngrenë pikëpyetje serioze për proporcionalitetin e tyre, lidhjen me objektin e kontratës dhe ndikimin që mund të kenë në konkurrencë.

Një prej kritereve më të debatueshme është kërkesa që Operatori Ekonomik të dëshmojë se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme në vlerë minimale prej 7 milionë eurosh, ndërsa veç kësaj duhet të ketë realizuar edhe një projekt për ndërtimin e urave në vlerë jo më pak se 3 milionë euro.

Por, pikërisht kjo kërkesë ngre një nga dyshimet më të mëdha.

Nga paramasa dhe përshkrimi i projektit nuk rezulton se objekti i kontratës përfshin ndërtimin e një ure të përmasave dhe natyrës që do ta arsyetonte domosdoshmërisht kërkesën për një referencë prej 3 milionë eurosh në ndërtim urash, raporton Front Online.

Bazuar në krireret e dosjes se tenderit një kompani që ka përvojë të konsiderueshme në ndërtim, rehabilitim dhe rikonstruktim rrugësh duhet domosdoshmërisht të ketë realizuar edhe një urë 3-milionëshe për të hyrë në garë për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Bresalc–Gjilan.

Kjo kërkesë, nëse nuk mbështetet me një arsyetim të qartë teknik, mund të eliminojë që në start operatorë që kanë kapacitet real për realizimin e projektit, por nuk posedojnë pikërisht këtë lloj reference.

Por, dosja bëhet edhe më specifike kur vjen te makineritë.

Komuna kërkon që operatorët të kenë në dispozicion dy ekskavatorë me zinxhir me peshë minimum 53 tonë dhe kapacitet mbi 2 metra kub, si dhe ekskavatorë të tjerë me karakteristika të përcaktuara deri në detaje, përfshirë edhe pajisje me GPS.

Lista vazhdon me 15 kamionë vetëshkarkues me kapacitet minimum 10 metra kub, tre grejderë me peshë minimum 16 tonë, tre ngarkues me peshë minimum 30 tonë, si dhe një numër tjetër të konsiderueshëm makinerish të rënda.

Edhe më specifike janë kërkesat për buldozerët.

Dosja kërkon tre buldozerë me peshë minimum 29 tonë, të pajisur me GPS dhe kamera, si dhe dy buldozerë të tjerë me peshë minimum 20 tonë, po ashtu me GPS dhe kamera.

Pra, vetëm në këtë kategori kërkohen pesë buldozerë me karakteristika shumë të përcaktuara teknike.

Këtu lind një tjetër pyetje thelbësore: a burojnë këto pesha, sasi dhe pajisje teknologjike nga një analizë konkrete e nevojave të projektit, apo specifikimet përputhen me kapacitetet e kompanisë të cilës komuna dëshiron të ia jep për realizim këtë tender milionësh.

Një tjetër kriter që mund ta kufizojë ndjeshëm konkurrencën është kërkesa që pajisjet e operatorit të jenë fizikisht në një seli të vetme brenda Kosovës, në mënyrë që komisioni i vlerësimit t’i verifikojë.

Sipas dosjes, nëse gjatë vizitës nuk gjenden aty të gjitha pajisjet e deklaruara ose konstatohet se ato nuk janë në gjendje të rregullt teknike, operatori mund të shpallet i papërgjegjshëm.

Një kërkesë e tillë mund t’i vendosë në pozitë të pafavorshme kompanitë që kanë makineritë të angazhuara në projekte të tjera aktive ose të shpërndara në lokacione të ndryshme.

Dyshime ngre edhe struktura e stafit profesional të kërkuar.

Për pozitën e menaxherit të projektit kërkohet inxhinier ndërtimtar i drejtimit konstruktiv, ndërsa për udhëheqësin e punishtes kërkohet inxhinier i drejtimit hidroteknik.

Për një projekt që në thelb ka të bëjë me rehabilitimin dhe zgjerimin e një rruge, mbetet për t’u sqaruar pse janë përzgjedhur pikërisht këto profile si kërkesa kryesore dhe pse nuk është përcaktuar si profil dominues fusha rrugore apo infrastrukturore.

Dosja përmban gjithashtu edhe një mospërputhje konkrete lidhur me afatin e realizimit të kontratës.

Në një pjesë të dokumentacionit përcaktohet se punimet duhet të përfundojnë brenda 730 ditëve, ndërsa në draft-kontratë afati shkon në 775 ditë.

Në të njëjtën kohë, siguria e ekzekutimit kërkohet me validitet jo më të shkurtër se 775 ditë.

Krahas gjithë këtyre kritereve, Komuna e Gjilanit ka vendosur që procedura të zhvillohet me afat të shkurtuar, duke e arsyetuar këtë me rëndësinë e projektit, përmirësimin e rrjedhës së trafikut dhe rritjen e sigurisë në hyrje të qytetit.

Portali Front Online ka kontaktuar disa përfaqësues të kompanive ndërtimore e që të gjithë kanë shprehur dyshimet e tyre me këto kritere të vendosura. Sipas tyre, kriteret e vendosura në këtë formë zgjedhin thuajse pa garë fare kompaninë që do ta realizojë këtë projekt.

Sipas tyre, hetuesia urgjentisht duhet të hetojë këtë dosje dhe të vej në përgjegjësi penale ata që kanë vendosur kriteret duke favorizuar kompani të caktuara.

Sipas njoftimit të publikuar hapja e ofertave për këtë proces Prokurimi behet më 1 shtator të këtij viti./ Front Online

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës