Lajmet

Gjini fton Kurtin në debat televiziv: Le ta zgjedhë vetë studion, gazetarin dhe kohën, jo takime private

06.08.2026 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjini fton Kurtin në debat televiziv: Le ta zgjedhë vetë studion, gazetarin dhe kohën, jo takime private

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini i ka bërë ftesë publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një debat televiziv, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt qëndrimet e tyre dhe jo interpretimet pas takimeve private.

Në një konferencë për media, Gjini deklaroi se është i gatshëm të përballet me Kurtin në çdo televizion dhe në çdo kohë që ai e zgjedh.

“Kisha dashur ta takoja Albin Kurtin në debat publik, me na parë i gjithë populli i Kosovës çka po flasim me njëri-tjetrin. Jo me u munduar me bërë poza e me bërë fotografi, e kur të kryhet takimi me dalë me fjalë të tjera se çka kemi folur. Jo kështu. Këtë herë le ta zgjedhë vetë studion, gazetarin, televizionin, kohën e ditën, çka të dojë. Unë jam përballë, pikërisht që ky popull me na dëgjuar çka po i themi njëri-tjetrit. Kur të dojë”, tha ai.

Ai përsëriti se Aleanca nuk mban përgjegjësi për bllokadën institucionale, duke theksuar se partitë që janë në negociata i kanë numrat për t’i formuar institucionet.

“Dy partitë që po negociojnë i kanë votat me zgjedhë edhe presidentin, edhe qeverinë, edhe me konstituu Kuvendin. Kjo është tepër evidente. Nëse kanë probleme të natyrave të tjera, atëherë nuk është fare përgjegjësi e Aleancës”, u shpreh ai.

Gjini tha se kërkesat e Aleancës për çështje që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve, kanë mbetur pa përgjigje, duke përmendur energjinë dhe projektet strategjike.

“Ndoshta është hera e 40-të që e përsëris se nuk kemi marrë asnjë përgjigje në kërkesat tona për qytetarët e Kosovës. A don me i ngrijtë tubat? A don me pasë energji të prodhuar në Kosovë, apo me ble prej Serbisë ose prej mafias energjetike me nga 100 milionë? Çka do me bë populli i Kosovës në 20 apo 30 vitet që vijnë? Këto janë përgjigjet që duhet t’u jepen qytetarëve, jo mua”, deklaroi ai.

Kreu i Aleancës kritikoi edhe funksionimin e institucioneve, duke pretenduar se veprimet e Qeverisë në detyrë janë jashtë kornizës ligjore.

“Legalisht këta njerëz nuk duhet me guxuar me hy në zyrë. Nëse në Kosovë ka rend, ligj edhe kushtetutë, asnjëri prej tyre nuk është duke hyrë legalisht në zyrë. Të gjithë zyrtarët civilë që sot hartojnë ose nënshkruajnë dokumente me urdhëresë të cilitdo kryeministër ose zëvendëskryeministër që kanë qenë, kanë shkelur ligjin dhe për këtë një ditë kanë me u përgjigjur. Gjithçka që sot ndodh në Kosovë është e paligjshme”, tha Gjini./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës