Lajmet

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

04.08.2026 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se 6 gushti duhet t’i gjejë partitë e përgatitura për formim të institucioneve.

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti.

Më 6 gusht është caktuar seanca për inaugurimin e legjislaturës së re.

Por para seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti, ka nisur përpjekjet për të krijuar një dakordim mes subjekteve politike për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Ai ka ftuar në takim liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me synimin për të diskutuar mundësinë e arritjes së një konsensusi për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve.

LDK pranoi ftesën e Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur për liderët politikë.

Prania e LDK-së në këtë takim shihet si një mundësi për të zhvilluar diskutime mes partive për hapat e ardhshëm pas konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja.

PDK refuzoi pjesëmarrjen

Ndryshe nga LDK-ja, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti.

Në përgjigjen e tij ndaj ftesës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie se në rrethanat aktuale do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Hamza ka thënë se pret që Vetëvendosje, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend, të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

AAK nuk merr pjesë në takim

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga Kurti.

AAK, njësoj sikurse PDK, ka mbajtur qëndrimin se do të vazhdojë të veprojë nga opozita, duke mos u përfshirë në përpjekjet për një marrëveshje për formimin e institucioneve.

Ftesa e Kurtit për partitë politike vjen në një kohë kur pritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një hap i domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja të vendi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

Abdixhiku pas takimit mbi treorësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

Abdixhiku pas takimit mbi treorësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi marrëveshje politike, zgjedhjet e reja mund të shkaktohen

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi marrëveshje politike, zgjedhjet e reja mund të shkaktohen

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Shteti ka qenë indiferent

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Shteti ka qenë indiferent

Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

“Nuk kemi shkuar për pazare”, Çitaku për takimin e Hamzës me Kurtin

“Nuk kemi shkuar për pazare”, Çitaku për takimin e Hamzës me Kurtin

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

Rubio: SHBA-ja dhe Irani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për rrugët ujore, por marrëveshja mund të arrihet shpejt

Rubio: SHBA-ja dhe Irani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për rrugët ujore, por marrëveshja mund të arrihet shpejt

Kurti arrin rreth 10 minuta vonesë në takimin me Abdixhikun

Kurti arrin rreth 10 minuta vonesë në takimin me Abdixhikun

Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hazirin arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hazirin arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Qarkullon draft-marrëveshja SHBA-Iran, por tensionet në Hormuz rriten – zhvillimet kryesore sot

Qarkullon draft-marrëveshja SHBA-Iran, por tensionet në Hormuz rriten – zhvillimet kryesore sot

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes

Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes

Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore

PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore