Rey Manaj riaftësohet nga dëmtimi dhe me shumë gjasa do të luajë titullar në sfidën e kësaj të Mërkure ndaj Atalantës. Ai në stadiumin Adriatico do të jetë derbi shqiptarësh sepse nga njëri krah janë Ledian Memushaj dhe Rey Manaj ndërsa në krahun tjetër Etrit Berisha i cili po kalon një moment shumë të mirë forme dhe pasi frenoi sulmuesit e Interit do të përpiqet të ndalë edhe Memushajn e Manajn. 19-vjecari nga Lushnja i cili në këtë sezon luan si i huazuar nga Interi te Pescara e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është grumbulluar nga trajneri Massimo Oddo për sfidën ndaj Atalantës. Manaj i cili për shkak të dëmtimit humbi dy sfidat e kombëtares shqiptare ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjws është aktivizuar në 6 takime me Pescarën në këtë sezon të Serisë A duke realizuar dhe 2 gola. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Atalantës trajneri i skuadrës abruceze Massimo Oddo konfirmoi faktin se Manaj është riaftësuar nga dëmtimi.” Për duelin kundër skuadrës së Gasperinit kemi rikuperuar Muric dhe Manajn i cili ka ende disa shqetësime të vogla, por besoj se është gati për të zbritur në fushë, deklaroi Oddo. Më tej ai shtoi: ” Manaj mund të aktivizohet titullar por gjëndjen e tij do ta vlerësoj më mirë vetëm pak orë para ndeshjes”. Oddo shpjegoi edhe arsyet se përse nuk e ka aktivizuar si titullar 19-vjecarin shqiptar në ndeshjet e para të sezonit. ” Nuk e kam bërë dicka të tillë sepse skuadra po luante mirë dhe Manaj nuk ka qenë në 100% e tij. Me kalimin e javëve ai është rritur shumë por kjo nuk do të thotë se me të në fushë do të kishim fituar ndaj Udineses,theksoi në fund Massimo Oddo.

















