Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, makina i këput kokën kalimtarit (Video,+18)

E publikuar: 18/10/2016 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:05 në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, një automjet ka aksidentuar për vdekje një burrë 60-vjeçar që po përpiqej të kalonte në krahun e tjetër të rrugës.

Madje, po sipas medieve shqiptare, kalimtarit iu këput koka nga përplasja e fortë.

 Në njoftimin e policisë të përcjell nga mediat shqiptare, thuhet kështu:

Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

14714009_687577308074353_8315535857377345536_n bye-d21