Showbiz

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

20.06.2026 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

Festivali Sunny Hill është shndërruar në një nga atraksionet më tërheqëse verore të Evropës Juglindore, duke tërhequr adhurues të muzikës nga rreth 60 shtete, në Prishtinë për edicionin e vitit 2026, që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht. Një qytet që dikur njihej kryesisht për historinë e vet të pasluftës, tashmë çdo verë mbushet plot, pasi vizitorët ndërkombëtarë planifikojnë udhëtimet e tyre rreth datave të festivalit.

Gjatë festivalit, hotelet në të gjithë Prishtinën mbushen rreth 99–100% të kapacitetit që kanë, ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës rezervimet arrijnë rreth 96%. Akomodimet afatshkurtra, restorantet, kafenetë dhe shërbimet e taksive funksionojnë me kapacitet të plotë, ndërsa shumë vizitorë ndërkombëtarë e zgjasin qëndrimin e tyre deri në dy javë për të eksploruar rajonin më gjerë – duke e kthyer një ngjarje treditore në një sezon turistik që zgjat disa javë.

Mediat e pavarura kanë bërë krahasimin e qartë: Sunny Hill po bën për një shtet atë që “Coachella” bëri për një qytet shkretinor. Gjatë tri ditëve, me programin që shtrihet në katër skena, festivali mirëpret mbi 100,000 vizitorë dhe po ndihmon që Prishtina të njihet si një kryeqytet evropian, i përballueshëm dhe me një mikpritje të ngrohtë e autentike, një përvojë e veçantë për udhëtarët që zgjedhin të dalin përtej kornizave të destinacioneve të zakonshme.

– YouTube  youtu.be

Edicioni i vitit 2026 sjell një kombinim të emrave më të mëdhenj globalë – Katy Perry, Keinemusik, Martin Garrix dhe një listë të pasur artistësh të muzikës elektronike, përfshirë Seth Troxler, Carlita dhe Pawsa – së bashku me artistë lokalë për një përvojë vendase. Për shumicën e vizitorëve, festivali është arsye për të vizituar Kosovën, ndërsa vetë vendi arsye për të qëndruar më gjat.

“Ne gjithmonë kemi dashur që Sunny Hill të jetë një arsye që bota të vijë dhe ta vizitojë Kosovën,” thotë bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa. “Njerëzit vijnë për muzikën dhe largohen duke rënë në dashuri me vendin, me ushqimin, me energjinë dhe mikpritjen. Kjo është gjëja më e vlefshme që një festival mund t’i dhurojë një vendi”.

Biletat treditore të rregullta dhe ato VIP janë tashmë në shitje. Duke pasur parasysh kërkesën e lartë ndërkombëtare dhe kapacitetet akomoduese, organizatorët rekomandojnë që të bëhet sa më herët rezervimi i biletës e akomodimit./telegrafi

Për bileta, ose për paketën e plotë të udhëtimit si dhe për më shumë informacione, ju lutem vizitoni www.sunnyhillfestival.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Vjosa Osmani: Logjikë mesjetare, Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë

Vjosa Osmani: Logjikë mesjetare, Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë

Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë pasi u ndalua për 48 orë

Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë pasi u ndalua për 48 orë

Limaj kërkon epilog për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kjo papërgjegjësi është skandaloze

Limaj kërkon epilog për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kjo papërgjegjësi është skandaloze

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, Tirana i besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut

Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, Tirana i besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut

Pse mungojnë barnat dhe ngecin projektet edhe kur buxheti është ndarë?

Pse mungojnë barnat dhe ngecin projektet edhe kur buxheti është ndarë?

Zemaj i reagon Nagavcit: Faktet nuk janë gjuhë fyese, përgjegjësia për gjendjen në arsim nuk shmanget me deklarata

Zemaj i reagon Nagavcit: Faktet nuk janë gjuhë fyese, përgjegjësia për gjendjen në arsim nuk shmanget me deklarata

Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime

Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim, qe 20 vjet je, e ke personale me specialistët

Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim, qe 20 vjet je, e ke personale me specialistët

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes