Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se më 2 korrik kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, duke dërguar një mesazh të qartë: partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm histori suksesi, por një vizion i përbashkët për të ardhmen.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një partneritet i ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe besimin e ndërsjellë.
Postimi i tij i plotë:
Më 2 korrik, Kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, duke dërguar një mesazh të qartë: partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm histori suksesi, por një vizion i përbashkët për të ardhmen.
Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një partneritet i ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe besimin e ndërsjellë. Është një lidhje që ka formësuar të kaluarën tonë dhe vazhdon të ndërtojë të ardhmen tonë.
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Kryeqytet delegacionin nga Ëashington, D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi, në kuadër të projektit “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”, pjesë e programit zyrtar për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ishte nder të prisnim Profesor Daniel Serëer, Profesor Edëard P. Joseph, Besa Pinchotti, Major Mario Marquez, filantropin Ramiz Tafilaj dhe miq të tjerë të shquar të Kosovës, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
Biseduam për 250-vjetorin e demokracisë amerikane, për rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe demokratik, si dhe për partneritetet e reja që do të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në vitet që vijnë.
Kosova do të jetë gjithmonë krenare dhe mirënjohëse për aleatin e saj më të madh.




























