Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa ka shprehur se dërgimi i ‘Trepçës’ në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Serbia është bllof. Sipas tij nuk ka mundësi që OKB-ja intereferohet në Trepçë.
“Kjo është pasuri e Kosovës, brenda territorit kufijve tonë. E tërë pasuria që gjendet brenda territorin tonë i takojnë popullit të Kosovës”, është shprehur ai për Indeksonline.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e Gjuric se ‘Trepça’ mund të shkojë në arbitrazh, Mustafa ka thënë se në arbitrazh mund të dërgohet vetëm diçka që është objekt i negociatave.


















