Lajmet

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

22.06.2026 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të këtij subjekti politik pas rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta, raporton Ekonomia Online.

Sipas dy vendimeve të siguruara nga EO, PZAP vlerësoi se pretendimet e kandidatëve nuk janë mbështetur me prova konkrete që do të dëshmonin ekzistimin e parregullsive sistematike në procesin e numërimit, ndërsa ndryshimet e evidentuara gjatë rinumërimit nuk cenojnë integritetin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.

Në vendimin për ankesën e Bekim Haxhiut, PZAP thekson se rinumërimi i 185 vendvotimeve ishte realizuar si pjesë e mekanizmit kontrollues të paraparë me legjislacionin zgjedhor dhe jo si rezultat i konstatimit të parregullsive sistematike.

Sipas vendimit, Haxhiu kishte argumentuar se pas rinumërimit janë evidentuar gjashtë vota shtesë në favor të tij dhe se diferenca me kandidatin e renditur para tij mbetet 102 vota, duke kërkuar që të verifikohet në tërësi saktësia e numërimit të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në të gjitha vendvotimet.

Megjithatë, PZAP konstatoi se ankuesi nuk ka identifikuar asnjë vendvotim konkret apo qendër numërimi ku mund të dyshohej për parregullsi dhe nuk ka paraqitur prova materiale që do të mbështesnin pretendimet e tij.

“Pretendimi i ankuesit se mund të ekzistojnë gabime edhe në vendvotimet e tjera mbetet në nivel të supozimit dhe nuk mbështetet në prova konkrete”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Po ashtu, PZAP vlerësoi se diferenca prej 102 votash, ndonëse mund të jetë relevante për interesin individual të kandidatit, nuk përbën bazë ligjore për urdhërimin e një rinumërimi të përgjithshëm.

Në një vendim tjetër, PZAP refuzoi si të pabazuar edhe ankesën e kandidatit të PDK-së, Qëndrim Kryeziu.

Kryeziu kishte pretenduar se rinumërimi i 185 vendvotimeve kishte sjellë 589 vota shtesë në favor të tij dhe se kjo krijonte dyshim objektiv për saktësinë e numërimit edhe në vendvotimet e tjera që nuk ishin përfshirë në procesin e rinumërimit.

Megjithatë, PZAP arriti në përfundimin se rezultatet e rinumërimit nuk kanë evidentuar ndonjë model sistematik të pasaktësive dhe se ndryshimet në votat e kandidatëve janë shpërndarë në të dy drejtimet, me kandidatë që kanë fituar dhe të tjerë që kanë humbur vota.

Paneli vlerësoi se një masë e jashtëzakonshme si rinumërimi i plotë i votave preferenciale në nivel vendi nuk mund të urdhërohet mbi bazën e pretendimeve hipotetike, por vetëm kur ekzistojnë prova objektive që tregojnë se rezultati zgjedhor është cenuar seriozisht.

PZAP theksoi se as Haxhiu dhe as Kryeziu nuk kanë ofruar prova konkrete, formularë rezultatesh, raporte vëzhguesish apo dokumente të tjera që do të mbështesnin pretendimet për parregullsi të përhapura në procesin e numërimit.

Për rrjedhojë, paneli vendosi që të dyja ankesat të refuzohen si të pabazuara.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Krimet e luftës – Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës – Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren

Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren

Gazi amerikan, Kryeziu: Asnjë qeveri s’duhet të marrë e vetme vendime që përcaktojnë orientimin strategjik të Kosovës

Gazi amerikan, Kryeziu: Asnjë qeveri s’duhet të marrë e vetme vendime që përcaktojnë orientimin strategjik të Kosovës

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Rama për protestat: S’mund ta bëj përgjegjës Kurtin në sallahanet e Vetëvendosjes në Shqipëri

Rama për protestat: S’mund ta bëj përgjegjës Kurtin në sallahanet e Vetëvendosjes në Shqipëri

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës