Lajmet

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

19.06.2026 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Prishtina është shndërruar këtë fundjavë në qendër të aktiviteteve në natyrë, me nisjen e edicionit të dytë të Prishtina Outdoor Festival. Festivali, që përfshin rreth 25 aktivitete sportive, rekreative dhe kulturore, ka mbledhur qindra pjesëmarrës, përfshirë fëmijë, sportistë dhe qytetarë të interesuar për aventura në natyrë. Ky organizim u realizua me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Isah Mustafa tregoi procesin që ka shkuar për organizimin e festivalit.

“Outdoor Festivali është viti i dytë që po bëhet në partneritet me Komunën e Prishtinës. Është një festival që kohëve të fundit ka marrë formë. Po shihet edhe prej aktivitetit edhe pjesëve të ndryshme të sportit që kanë marrë pjesë. E ka një gjithëpërfshirje nëpër nëpër territorin e Prishtinës edhe është është duke marrë jehonë. Ne jemi partnerë në këtë këtë rrugëtim edhe, po, është është diçka që mendojmë me vazhdu në të ardhmen. Edicioni i dytë po shihet që është shumë më i mirë sesa edicioni i dytë, i parë, edhe në bashkëpunim me me me klubin Alpin po shohim që ka shumë interesim të madh, ka shumë regjistrime për me marrë pjesë. Veç suksese klubit Alpin, ne do të jemi partnerë në vazhdimin e këtyre. Procesi i organizimit me thënë të drejtën ne si drejtori kemi ardhur që një muaj kështu, kemi gjetur të nisur. Po i kemi bashkuar të gjitha forcat me me me marrë formë sa më mirë. Në pjesën e kulturës, ku unë jam në Drejtorinë e Kulturës, jemi siguruar që të përkrahim me aktivitetet kulturore. Drejtori të tjera si Drejtoria e Sportit, Arsimit me pjesën e tyre, por që i kemi vënë i kemi vënë të gjithë mekanizmat në dispozicion që ky festival me shku sa më mirë. Marrin pjesë të gjithë, përveç komunës së Prishtinës që ndihmon në në organizim, marrin pjesë të gjithë sportistët, klube ndryshme të të disiplinave të ndryshme sportive. Po ashtu është e hapur edhe për qytetarët, e që duhet me me i vizitu faqet e me marrë informatat e secili me përcjellë, dhe të gjitha aktivitetet janë janë të hapura dhe i inkurajoj të gjithë që me marrë pjesë sa më shumë”, tha Mustafa.

Kristian Gashi organizator nga klubi Alpin në një deklarim për media tregoi se cilat janë aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Prishtina Outdoor Festival.

“Festivali ka filluar sot me aktivitetin e fëmijëve, vrapimin e lehtë që kemi bërë prej Kinos ABC deri këtu. Dhe kemi me vazhduar me aktivitetet e ndryshme: alpinizëm urban, nesër kemi vrapim, kajak, joga, kamping e shumë e shumë aktivitete. Janë rreth 25 aktivitete krejt, të cilat mbahen në Prishtinë dhe rajonin e Prishtinës, në Gollak, në krejt rajonin e Gollakut. Qëllimi i festivalit është jeta e shëndetshme, me ndiku në shëndetin mendor, fizik, qysh po e shihni edhe këtu fëmijët me u kënaq krejt bashkë me shumë aktivitete të natyrës. Organizimi bëhet nën patronazhin e Komunës së Prishtinës edhe prej… me përkrahjen e shumë sponsorëve të tjerë.

Ka aktivitete sonte në mbrëmje, ka muzikë. Kemi pasur edhe këtu, po i shihni veç disa aktivitete këtu, tash vazhdojmë me garën e kitarës. Në mbrëmje vonë ka muzikë live. Nesër fillojmë prej mëngjesit me plot aktivitete, e kemi me aktivitetin e kajakut për shembull në liqenin e Badovcit ku secili që do me e provu kajakun pa pagesë, duhet me mbledh një sasi të mbeturinave. Pastaj e kemi kampingun ku shkojmë, flemë me tenda, eksplorimin e qiellit natën, shigjetarinë, paraglaiding, kalërimin e kemi nesër. Të dielën e kemi çiklizmin, çiklizmi fillon prej këtij vendi.

Çka po më kujtohen krejt aktivitetet për momentin, por ka shumë aktivitete. Qysh po e shihni, janë ardhur një sasi e konsiderueshme, shumë fëmijë këtu prej shkollave të fillore të Prishtinës, të cilët janë bërë pjesë e këtij aktiviteti. Kemi dashur edhe këtyre pak me iu uru një pushim të mbarë edhe me u kënaq edhe këta me këta muajt e ardhshëm që i kanë”, tha Gashi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?