Lajmet

Në Kongresin e Federatës Evropiane të Gazetarëve miratohet mocioni i AGK-së kundër dënimeve nga KMP-ja

19.06.2026 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Kongresin e Federatës Evropiane të Gazetarëve miratohet mocioni i AGK-së kundër dënimeve nga KMP-ja

Federata Evropiane e Gazetarëve e ka miratuar në mënyrë unanime në Kongresin Vjetor në Ankara mocionin në mbështetje të mediave në Kosovë, që kanë qenë subjekt i gjobave joproporcionale nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Në tekstin e mocionit i miratuar me shumicë votash thuhet se këto dënime janë përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe debatit në Kosovë, dhe kanë ndodhur pas kërkesave dhe ankesave të anëtarëve të partisë në pushtet, Vetëvendosje.

Mocioni gjithashtu kërkon që që t’i bëhet thirrje Vetëvendosjes t’i ndalë sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, dhe t’i shkruajë zyrtarisht KPM-së për t’i kërkuar që të mos tejkalojë kompetencat.

Teksti i plotë i mocionit:

Për gjobat e vendosura nga rregullatori i mediave (KPM) në Kosovë ndaj televizioneve

Propozuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK, Kosovë)

Kongresi Vjetor i Federatës Evropiane të Gazetarëve, i mbajtur në Ankara, Turqi, më 18–19 qershor 2026, shpreh shqetësim për presionin e paprecedentë që është ushtruar gjatë dy muajve të fundit ndaj televizioneve kryesore në Kosovë nga rregullatori i mediave në vend, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Në gjashtë mbledhje të Bordit të KPM-së janë shqiptuar gjithsej mbi 60 mijë euro gjoba ndaj disa mediave. Këto gjoba lidhen kryesisht me shkelje të pretenduara të Kodit të Etikës gjatë fushatave zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit 2025, dhjetorit 2025 dhe qershorit 2026.

Vërejmë se gjobat janë vendosur pas ankesave të politikanëve nga partia në pushtet lidhur me diskutimet për punën e tyre në debatet televizive, të zhvilluara nga analistë politikë dhe përfaqësues të partive të tjera politike. Edhe më shqetësues është fakti se një nga anëtarët e KPM-së ka bërë thirrje për ndalimin e plotë të njërit prej emisioneve më të ndjekura të debatit televiziv.

Këto gjoba i shohim si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Kosovë, me synim dobësimin e debatit publik dhe kufizimin e aftësisë së mediave për ta mbajtur Qeverinë përgjegjëse për punën e saj. Kjo është një përpjekje për frikësimin e gazetarëve që mund të çojë në vetëcensurë. Shumat që duhet të paguhen do të krijojnë barrë shtesë për televizionet, të cilat tashmë përballen me vështirësi financiare.

Po ashtu, shprehim shqetësim të madh se disa nga mediat e shënjestruara transmetojnë në gjuhët e komuniteteve jo-shumicë, dhe një prej tyre është kërcënuar me heqjen e licencës. Vendimet e KPM-së përfaqësojnë gjithashtu ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pavarësinë editoriale dhe do të dëmtojnë pluralizmin mediatik me të cilin krenohet Kosova.

Kongresi Vjetor i EFJ-së gjithashtu vëren gjetjet e një raporti të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ngrisin shqetësime se disa nga vendimet e KPM-së janë miratuar përtej afateve ligjore të përcaktuara për vendimmarrje, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre.

Për këtë arsye, Kongresi Vjetor i EFJ-së udhëzon Bordin Drejtues që të ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

● t’i bëjë thirrje partisë politike në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të përmbahet nga fushatat publike të njollosjes dhe denigrimit ndaj gazetarëve dhe akterëve mediatikë në Kosovë;

● t’i dërgojë një letër Komisionit të Pavarur të Mediave duke kërkuar respektimin e Ligjit për KPM-në dhe të mos tejkalojë kompetencat dhe përgjegjësitë e veta gjatë shqyrtimit të ankesave;

● t’i bëjë thirrje Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës që të mbajë një takim urgjent me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave për të siguruar që vendimet e tyre të mos cenojnë punën e mediave dhe lirinë e medias.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takohet Hamza me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Takohet Hamza me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Në Kongresin e Federatës Evropiane të Gazetarëve miratohet mocioni i AGK-së kundër dënimeve nga KMP-ja

Në Kongresin e Federatës Evropiane të Gazetarëve miratohet mocioni i AGK-së kundër dënimeve nga KMP-ja

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

“Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar

“Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar

Agim Veliu kritikon LDK-në pas zgjedhjeve: Përgjegjësia bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Agim Veliu kritikon LDK-në pas zgjedhjeve: Përgjegjësia bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Rama me batuta flet për protestën: I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse s’ndahen nga sorrat

Rama me batuta flet për protestën: I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse s’ndahen nga sorrat

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

Trump: Nafta po rrjedh dhe aksionet po lulëzojnë

Trump: Nafta po rrjedh dhe aksionet po lulëzojnë

Ahmet Isufi kujton 27-vjetorin e çlirimit të Dardanës

Ahmet Isufi kujton 27-vjetorin e çlirimit të Dardanës

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Programet e reja në Kolegjin AAB vendosin standarde të reja në arsimin e lartë në rajon

Programet e reja në Kolegjin AAB vendosin standarde të reja në arsimin e lartë në rajon

​Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

​Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike