Lajmet

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

17.06.2026 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me mënyrën e planifikimit të angazhimit të operatorëve privatë për transportin publik, duke pretenduar se nuk janë ndjekur procedurat e parapara me ligj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati ka thënë se ofrimi i shërbimeve publike përmes operatorëve privatë është i mundur, por duhet të realizohet në përputhje me Ligjin për Partneritet Publiko Privat.

“Ofrimi i shërbimeve publike siç është transporti publik, mund të bëhet edhe përmes operatorëve privatë siç po dëshiron ta bëjë Komuna e Prishtinës, mirëpo kjo gjë duhet të bëhet sipas procedurave që parashihen në Ligjin për Partneritet Publiko Privat, për t’u siguruar se paraja publike nuk keqpërdoret”, ka shkruar Murati.

Ai ka akuzuar Komunën e Prishtinës se nuk ka ndjekur procedurat ligjore për këtë proces, duke deklaruar se çdo marrëveshje e lidhur në këtë kuadër është në kundërshtim me ligjin.

“Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nënshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”, ka theksuar ai.

Murati ka kërkuar reagim nga organet e rendit, duke thënë se duhet të ndërhyhet për të parandaluar, siç e ka quajtur ai, keqpërdorimin e parasë publike.

“Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”, ka shtuar Murati.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare