Lajmet

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

17.06.2026 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka dhënë miliona euro për tranzicionin e gjelbër në Kosovë.

Kështu, ka thënë Sergio Maslichenko, drejtor i asociuar dhe udhëheqës për Kosovë nga BERZH.

“Si BERZH, siç e dini, ne jemi institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv dhe më i madh në vend. Ne financojmë rreth 120 milionë euro investime në vit, ndërsa këtë vit kjo shumë mund të arrijë deri në 200 milionë euro. Rreth 70% e këtyre investimeve janë të gjelbra. Investimet e gjelbra përfshijnë sektorë të ndryshëm. Natyrisht, energjia dhe energjia e ripërtëritshme janë një aspekt. Po ashtu, efiçienca e energjisë, për të cilën kemi dëgjuar për projektin tonë me Fondin e Efiçiencës së Energjisë së Kosovës për ndërtesat. Ka shumë investime në vazhdimësi me sektorin privat. Gjithashtu, me qeverinë punojmë shumë për të mbështetur tranzicionin e gjelbër përmes projekteve konkrete. Ne jemi një bankë e bazuar në projekte dhe financojmë projekte si impiantet për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat janë projekte mjedisore dhe të gjelbra, si dhe transportin publik, i cili është shumë i rëndësishëm për reduktimin e konsumit të energjisë dhe elektrifikimin. Po ashtu, hekurudhat janë projekte shumë të rëndësishme, sepse transporti hekurudhor është një mënyrë e qëndrueshme e transportit. Aktualisht transporti rrugor me kamionë është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Duke parë panoramën e përgjithshme, receta për tranzicionin e gjelbër të Kosovës është elektrifikimi i ekonomisë dhe prodhimi i më shumë energjisë së ripërtëritshme.”, tha ai.

Maslichenko tha se nuk ka parë investime në Kosovë dhe se Qeveria duhet të dërgojë sinjal tek bizneset vendore dhe të huaja për mbështetje rreth energjisë së ripërtritshme.

“Ne nuk po shohim shumë investime. Nga ana jonë përpiqemi shumë dhe punojmë me shumë zhvillues. Kur erdha këtu tre vjet e gjysmë më parë, kishte shumë zhvillues që prisnin për të zhvilluar projekte bazuar në çmimin referencë, i cili ishte në fuqi atëherë. Fatkeqësisht, ky mekanizëm u anulua dhe zhvilluesit u tërhoqën. U organizua ankandi, i cili mori kohë dhe pati disa shtyrje të afateve. Pamë interes shumë të madh, por në fund nuk pamë shumë rezultate konkrete. Ndërkohë, gjatë këtyre tre viteve, kemi parë zhvillues të rinj, pasi tregu vazhdon të ecë përpara. Kur nuk ka ankande apo skema mbështetëse, bizneset zhvillojnë projekte të bazuara në tregun e lirë. Ne shohim disa projekte të tilla, rreth pesë projekte solare dhe një projekt me erë, dhe mendoj se kjo është rruga përpara. Pengesa kryesore ka qenë stabiliteti i kornizës së politikave. Qeveria duhet të dërgojë një sinjal të qartë për bizneset vendore dhe ndërkombëtare se kjo është rruga për mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme. Kërkohet gjithashtu konsistencë, punë e palodhur dhe shpejtësi, sepse pas tre vjetësh e gjysmë pa projekte konkrete, mungon sinjali për komunitetin ndërkombëtar. Ankandet janë të nevojshme për të treguar se Kosova ka potencial për energji të ripërtëritshme. Kur projekti i parë realizohet me sukses, të tjerët pasojnë”, tha ai.

Trim Tërnava, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it tha se janë bërë investime të vazhdueshme dhe se për momentin janë dy pako investimesh në këtë institucion.

“E përmendët, KOSTT është operatori i transmisionit, po ashtu edhe operatori i sistemit. Domethënë, është palë përgjegjëse për balancim në kohë reale të sistemit. Dihet që Kosova është pjesë e rrjetit europian edhe ka obligim me këtë rregullore brenda kushteve të caktuara, pra me qenë i balancuar në kohë reale konsumi dhe prodhimi, me qenë të barabarta. Përndryshe, shkaktojnë efekt negativ në rrjetin ndërkombëtar. KOSTT-i, si institucion, prej vitit 2021 e deri tash ka bërë investime të vazhdueshme. Edhe për momentin jemi në dy paketa investimesh: njëra me KfW-në ku kontratat janë të nënshkruara dhe jemi në fazën e parakualifikimit, ndërsa paketën e dytë të investimeve e kemi bashkë me BERZh-in,  jemi në fazën e negocimit të kredisë. Edhe synojmë që me këto dy paketa investimesh me modernizu komplet rrjetin e transmisionit, edhe mos me pasë probleme për akomodimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Çka është shumë me rëndësi me u theksu është që, shihet një tendencë në Kosovë që niveli lokal, sidomos nga aspekti i hartimit të planeve zhvillimore komunale dhe hartave zonale, nuk e përcjell kaq shumë trendin e zhvillimit. Për momentin, shumica e projekteve janë të centralizuara apo të fokusuara në rajonin e Dukagjinit. Çka për neve si transmision e bën goxha të vështirë pranimin, për shkak se diku mbi një gigavat kemi projekte që janë të analizuara vetëm në atë zonë”, tha Tërnava./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur